Taravari: Nga fundi i tetorit një delegacion i lartë nga BE vjen në Maqedoni për inkurajim të rrugës evropiane

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 22:15

Taravari: Nga fundi i tetorit një delegacion i lartë nga BE vjen në Maqedoni për inkurajim të rrugës evropiane

Presim një mbështetje dhe një garancë të fuqishme nga SHBA-të ose nga BE mbi procesin eruointergues të vendit dhe se nuk do të kemi më pengesa nga Bullgaria. Kështu tha sonte Arben Taravari, pjesë e koalicionit shqiptarë “VLEN” në Qeveri.

Ai paralajmëroi se në këtë drejtim një delegacion i lartë nga BE vjen në Maqedoni për inkurajim të Qeverisë së re në rrugën evropiane.

“Sonte e them se përfaqësues shumë të lartë nga BE-ja se në fund të këtij muaji do të jenë në Maqedoni. Emrat nuk dua ti përmend pasi as kryeministri nuk i ka zbuluar, do të vijnë këtu dhe do të japin një farë inkurajimi për qeverinë. Por besoj se edhe një farë garance se nuk do të ketë kushtëzime të tjera”, deklaroi Taravari.

Ai tha se nisjen e negociatave me BE-në e pret shumë edhe vetë kryeministri Mickovski, por kërkon garanca se nuk do të ketë kushtëzime të reja.

“Unë jm i sigurtë se z. Mickoski e dëshiron rrugën evropiane të Maqedonisë, mezi e pretë por i duhet një far garance se nuk do të ketë kushtëzime tjera dhe mos dalim në blof sikurse fotografoheshin qeveritë e kaluara në vitin 2018, 2019, 2020 dhe mbaheshin konferenca shtypi se i fillojmë negociatat, por ne ende nuk i kemi filluar”, shtoi më tej Taravari.

Taravari tha se deri në fund të mandadtit të kësaj qeveri, ndoshta edhe nga fillimi i vitit tjetër, nisin negociatat mes Maqedonisë dhe BE-së.

Presim, tha ai, që të mbahen zgjedhjet në Bullgari dhe atje të formohet qevri stabile si dhe të përfundojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ndryshe, siç shkruanin sot disa media me datë 26 të këtij muaji, në Maqedoni do të qendrojë për vizitë një delegacion i lartë nga Brukseli drejtuar nga kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen. FLAKA

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 22:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?