Qeveria e RMV-së nuk e zgjidhi plotësisht problemin me dokumentet personale në 100 ditët e para

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 22:35

Qeveria e RMV-së nuk e zgjidhi plotësisht problemin me dokumentet personale në 100 ditët e para

Më 1 tetor të këtij viti, kryeministri Hristijan Mickoski dha raport për punën e 100 ditëve të para të Qeverisë së RMV-së, ndër të tjera, si një nga të arriturat e qeverisë, vuri në dukje dhënien e dokumenteve personale për qytetarët “që tashmë është i rregulluar dhe është në kuadër të afatit të përcaktuar ligjor”, transmeton Portalb.mk.

Kjo deklaratë e kryeministrit Mickoski mund të konsiderohet gjysmë e vërtetë, duke pasur parasysh se numri i kërkesave të pranuara për lëshimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave ka rënë dukshëm në 100 ditët e para pas formimit të kësaj qeverie, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e qytetarëve tashmë kanë nxjerrë dokumente personale me emrin e ri të vendit.

Nuk mund të thuhet se kjo është meritë e kësaj qeverie, përkundër faktit se shumë nga reformat për dhënien e dokumenteve personale janë bërë gjatë qeverisë teknike, ndërsa Pançe Toshkovski nga VMRO-DPMNE ishte ministër teknik i Punëve të Brendshme.

“Lëshimi i pasaportave dhe kartave të identitetit, diçka që ishte poshtëruese dhe përtej dinjitetit njerëzor, sot është e rregulluar dhe është brenda afatit të përcaktuar me ligj. Mund të them se ajo që dikur ka qenë sfidë, sot është një detyrë rutinë, nuk duhet të jetë sfidë, por fatkeqësisht në të kaluarën ka qenë sfidë e madhe”, tha Mickoski më 1 tetor të këtij viti.

Meta.mk ka kërkuar nga MPB-ja numrat e kërkesave për lëshimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave nga janari deri në shtator të këtij viti. Prej tyre mund të konstatohet se numri më i madh i kërkesave ka qenë në muajin shkurt të këtij viti, ndërsa në tre muajt e fundit shifrat kanë rënë dukshëm.

PasaportaLetërnjoftime
Janar94.59482.493
Shkurt118.09481.655
Mars89.04363.024
Prill75.28554.702
Maj54.31441.192
Qershor47.57137.983
Korrik58.54642.701
Gusht38.05430.984
Shtator24.13129.262

Vendimi ishte që brenda shkurtit të vitit 2024, të gjithë qytetarët të ndryshonin dokumentet e tyre personale me emrin e ri të shtetit, gjë që çoi në një kolaps të plotë të sistemit. Qytetarët nuk mund të caktonin termin elektronik për të marrë kartat e identitetit dhe numrat e telefonit ishin pothuajse të pamundur për t’u marrë. Edhe pas qindra tentativave, qytetarët kanë mundur të caktojnë termin falas për fotografim, por kjo ka ndodhur vetëm pas disa muajsh. E gjithë kjo i detyroi qytetarët që të caktojnë terminet sipas procedurës urgjente dhe të paguajnë çmime disa herë më të larta.

Me formimin e qeverisë teknike në janar të këtij viti dhe ardhjen e Pançe Toshkovskit si ministër teknik i Punëve të Brendshme, problemi gradualisht filloi të zgjidhej, por gjithsesi, bëhej fjalë për qeveri teknike dhe jo për qeveri të formuar pas zgjedhjeve parlamentare.

Prandaj, është pjesërisht e vërtetë se Qeveria në këto 100 ditë ka arritur ta zgjidhë problemin me dokumentet personale, i cili daton vitin e kaluar. Në 3 muajt e fundit ka rënie të kërkesave të paraqitura për dokumente personale, pasi shumica e qytetarëve tashmë kanë ndryshuar dokumentet.

Sipas të dhënave të MPB-së, nga data 01.01.2024 deri më 30.09.2024 janë fotografuar 599.632 persona për dokumente udhëtimi dhe 463.997 persona për letërnjoftime.

Kujtojmë se më 1 shkurt të këtij viti, Kuvendi miratoi në procedurë të shkurtuar ndryshimet ligjore sipas të cilave afati për ndërrimin e patentë shoferëve me emërtimin “Republika e Maqedonisë” do të jetë deri në fund të vitit, përkatësisht 31 dhjetor 2024.

Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 22:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?