Kosova U21 mposhtet me thellësi nga Polonia
Kombëtarja e Kosovës U21 i ka pësuar nga Polona U21 me rezultat prej 4-0.
Polakët e shënuan në minutën e 21-të, derisa në 10 minutat e ardhshëm shënuan edhe dy herë të tjera.
Kurse golin e katërt e shënuan në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, përmes penalltisë.
Pas kësaj disfate Kosova qëndron në pozitën e katërt me 12 pikë.
Polonia sonte siguroi pozitën e dytë, derisa Gjermania është në krye të listës./21Media