Undav ishte heroi i Gjermanisë, Holanda merr pikë të artë ndaj Hungarisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 22:55

Undav ishte heroi i Gjermanisë, Holanda merr pikë të artë ndaj Hungarisë

Gjermania ka fituar ngushtë ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Gjermanët që ishin mysafirë e dominuan takimin, me Deniz Undav që ishte heroi i tyre.

Pas gjysmë ore lojë, Undav realizoi për 1-0 me një asistim të Florian Wirtz.

Undav realizoi edhe të dytin personal pas vetëm gjashtë minutash, ndërsa Mittelstadt ishte në rolin e asistuesit.

Undav mendoi se kompletoi het-trikun e tij në minutën e 58-të, por që goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Edin Dzeko ngushtoi epërsinë e gjermanëve në 2-1 kur realizoi në minutën e 71-të.


Në kuadër të këtij grupi, Hungaria dhe Holanda barazuan -1.

Roland Sallai tundi rrjetën e Tulipanëve në minutën e 32-të.

Virgil Van Dijk ishte fytyrë tragjike për holandezët, kur në minutën e 80-të pranoi kartonin e dytë të verdhë, për t’u larguar nga fusha.

Por, heroi i Holandës ishte Denzel Dufmries (83′) kur i barazoi shifrat në 1-1

Gjermania është lidere në Ligën A, Grupi 3 me shtatë pikë, Holanda me pesë, Hungaria me dy, ndërsa Bosnja me një. /Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 22:55