Taravari dhe Limani së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar në Gostivar!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 19:34

Taravari dhe Limani së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar në Gostivar!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari së bashku me ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, u.d kryetar i komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe drejtorin e ITKSHSHM-së, Skender Asani, kanë shpërndarë sot Abetaren e unifikuar shqipe për nxënësit shqiptarë të klasave të para të Gostivarit, nga ku mund të mësojnë njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se kjo abetare mes tjerash do të ruajë dhe kultivojë gjuhën standarde dhe të unifikuar shqipe.

“Neve na duhen edhe libra të tjerë të përbashkët siç është libri i historisë dhe gjeografisë”, tha mes tjerash ministri Taravari.

Aktivitet u zhvillua në shkollën fillore “Ismail Qemali” të Gostiarit, nga ku kryetari i komunës Valbon Limani tha se abetarja do të shpërndahet në të gjitha shkollat.

Abetarja e unifikuar shqipe është një çështje që është diskutuar tashmë një kohë të gjatë, por shpërndarja e saj bëhet për herë të parë sivjet në Maqedoni nga përfaqësuesit e koalicionit qeverisës VLEN.

Ndryshe, abetaret janë donacion i ITKSHSHM-së.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?