Mbi 14.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim falas kundër gripit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 19:39

Mbi 14.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim falas kundër gripit

Më shumë se 14.000 qytetarë janë regjistruar në tre ditët e para për vaksinim falas kundër gripit sezonal në faqen e internetit – vakcinacija.mk, ku para tre ditësh filloi regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë, informuan pasdite nga Ministria e Shëndetësisë.

Siç informojnë, parashikohet që vaksinimi të fillojë gjatë javës së ardhshme.

“Janë siguruar 70.000 doza të vaksinës katërtipëshe kundër gripit sezonal. Ministria vazhdimisht e rrit numrin e vaksinave të siguruara”, theksojnë nga atje.

Qytetarët mund të paraqiten për vakdsinim përmes interetit dhe në këtë mënyrë, përkujtojnë nga Ministria, regjistroheni direkt për vaksinim në sistemin “Moj Termin”.

“Sipas planit të vaksinimit, përmes SMS do të merrni një përgjigje për datën, orën dhe vendin e saktë kur duhet të vaksinoheni. Me vaksinimin falas përfshihen grupet e rrezikuara si: persona të moshuar (mbi 65 vjet), persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, fëmijë nga 6 muaj deri në 5 vjet, si dhe persona të vendosur në institucione për mbrojtjen sociale të të moshuarve dhe punonjësit në këto institucione”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?