Drejtoria e doganave prezanton të arriturat në 100 ditë qeverisje
Tre kilogramë stoli ari dhe argjendi nga Turqia në vlerë prej 5 milionë denarë, sekuestrimi i më shumë se 170 automjete për të cilat nuk janë paguar detyrimet doganore, ndalimi i hyrjes së 192 kilogram suplementesh, pengimi importit ilegal i 36 kilogramëve marihuana, janë konfiskimet më të mëdha me të cilat Drejtoria doganore i ka përmbyllur 100 ditët e para.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 1.900 kontrolle, janë riorganizuar dhe plotësuar ekipet mobile doganore, si dhe është vërejtur një rritje enorme e numrit të kundërvajtjeve doganore. Drejtori Boban Nikollovski premtoi luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit.
“Nga 1 korriku i këtij viti deri më datë 8 të këtij muaji, kur përfunduam 100 ditë për të cilat i prezantojmë sot rezultatet, shuma e të hyrave të mbledhura është 35.44 miliardë denarë, krahasuar me periudhën e njëjtë, vitin që lamë pas është rritur për 48.7 për qind milionë euro më shumë. Këtu janë të ardhurat e paguara të buxhetit nga TVSh-ja gjatë importit, doganat, tatimi nga automjetet, akciza e energjensave, prodhimeve të duhanit, alkoolit dhe kompensimeve tjera.”, – deklaroi drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikollovki.
Lavdërime për 100 ditë qeverisje edhe nga Ministria e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Ajo paralajmëroi operatorët ekonomikë që të mos tentojnë të importojnë mallra të padoganuara ose të tregojnë tarifa më të ulëta doganore.
“Nuk do të ketë më importe jolegale apo importe ku do të vihet vlerësimi i mallit me vlerë më të ulët nga realja. Periudhën që lamë pas, për çdo konfiskim që kishte, drejtori më informonte në kohë, sidomos në orët e vona të mbrëmjes dhe në ato çaste nuk kishte njeri më të lumtur se unë, sepse në fund të ditës duhet të ndalemi dhe t’i themi stop korrupsionit dhe kriminalitetit.”, – theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska.
Me ndryshimet në Ligjin për Drejtorinë doganore, që është propozim i një grupi deputetësh nga shumica, shumica e të cilëve janë nga Lëvizja “E di” e Maksim Dimitrievskit, struktura drejtuese në këtë institucion do të marrë zëvendësdrejtorin e dytë. (TVM2)
















