Pas Tiranës, episodi i parë i serialit “Prokurori” arrin sukses edhe në Prishtinë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 20:49

Pas Tiranës, episodi i parë i serialit “Prokurori” arrin sukses edhe në Prishtinë

Pas suksesit në Tiranë, episodi i parë i serialit “Prokurori” me regji të Fatmir Dogës dhe producentëve Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, u shfaq edhe në Prishtinë.

Ky serial vendos në qendër luftën kundër krimit dhe korrupsionit politik, duke trajtuar tema të ndjeshme për shoqërinë shqiptare.

“Është kënaqësi e veçantë të prezantojmë projektin tonë këtu në Prishtinë. Kjo ka vlerë për çdo shqiptar, por për mua dhe Çeskun, që nga origjina jemi nga Malësia e Shkrelit, Kosova na është dyfish në zemër.

Seriali do të vazhdojë të shfaqet në të gjitha qytetet dhe vendet e Europës ku ka diasporë, dhe gjithashtu do të ketë audicione dhe shfaqje të vazhdueshme. Janë projekte ambicioze për të cilat jemi të bindur se do të kenë sukses,” deklaroi producenti Ylli Ujka.

Pas Tiranës, episodi i parë i serialit “Prokurori” arrin

Bashkëproducenti Çesk Ivanaj theksoi rëndësinë e këtij projekti për shoqërinë shqiptare në të dy vendet.

“Shpresojmë që pjesa e parë ka transmetuar emocionin e këtij filmi unik. Shqipëria dhe Kosova e kanë vuajtur këtë situatë dhe me ndihmën e drejtësisë dhe seriozitetit të njerëzve do të kalojnë çdo vështirësi. Populli ynë meriton të ecë përpara dhe të bëhet një nga vendet më unike në Europë dhe në botë,” u shpreh Ivanaj.

Pas Tiranës, episodi i parë i serialit “Prokurori” arrin

Filmit “Prokurori” po vijon të shfaqet në të gjitha kinematë kryesore në Tiranë dhe në Prishtinë, duke sjellë një projekt unik që bashkon talentet shqiptare dhe ndërkombëtare.

Biletat janë tashmë në shitje dhe mund të blihen online ose në kinematë e Shqipërisë dhe Kosovës. Seriali “Prokurori” pritet të vazhdojë me shfaqje të tjera në vendet ku ka komunitet shqiptar.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 20:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.