Sylvinho thotë se Shqipëria po rritet si ekip, shprehet i lumtur për fitoren

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 22:50

Sylvinho thotë se Shqipëria po rritet si ekip, shprehet i lumtur për fitoren

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur pas fitores si mysafir i Gjeorgjisë me rezultat 1-0,  duke u shprehur i lumtur me paraqitjen e ekipit. 

Sipas tij Shqipëria është rritur si skuadër dhe se është krenar që drejton këtë djem.   

“Ishte ndeshje shumë e mirë. Ndryshimi nga ndeshja e kaluar është se sot fituam e në ndeshjen e kaluar jo. Jemi duke u rritur si skuadër. Edhe në ndeshjen e kaluar kishim mundësi për të ndryshuar rezultatin, por nuk kishim fat”.  

“Nuk dua të merrem me lojtar specifik, por i gjithë grupi ka funksionuar mirë. Jemi paraqitur mirë dhe po rritemi si skuadër. Shqipëria është e fortë. Jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Trishtohem kur humbim ndeshje, por sot kanë luajtur mirë të gjithë”.  

“Tuci luajti mirë, Ajeti, Balliu, Bajrami, të gjithë kanë luajtur shumë mirë. Sigurisht që do të festojmë në nëntor, por me këmbë në tokë. Nga nesër fillojmë të punojmë”.  

“Grupi është shumë i vështirë. Secili mund të mposht secilin. Është grup i fortë, grup i hapur”, deklaroi Sylvinho.  /Telegrafi/ 

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 22:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?