Bozhinovska: Gazifikimi i plotë i shtetit paraqet shtyllë në strategjinë për tranzicion energjetik

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 20:03

Bozhinovska: Gazifikimi i plotë i shtetit paraqet shtyllë në strategjinë për tranzicion energjetik

Tranzicioni energjetik është prioritet për Qeverinë, ndërsa gazifikimi i plotë i shtetit paraqet shtyllë në strategjinë për transzicion energjetik, porositi ministrja për Energjetikë, Xehetari dhe Lëndë të Para Minerale, Sanja Bozhinovska në fjalimin në panel ngjarjen për prezatimin e rezultateve nga monitorimi i cilësisë së ajrit në kuadër të projektit “Përballje me ndotjen e ajrit”, të cilën e zbaton UNDP në partneritetit me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe komunat Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.

Ngjarja, paraqet hap të rëndësishëm drejt orvatjeve të përbashkëta për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit në vend.

“Dekarbonizimi dhe diversifikimi i burimeve të rinovueshme janë synimet kryesore në procesin e tranzicionit të gjelbër. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të zgjerojmë kapacitetet për energji të rinovueshme, përmes investimeve në termocentrale fotovoltaike dhe parqe me erë. Gjithashtu, Ministria është duke zhvilluar politika për shfrytëzimin e burimeve të tjera të energjisë, siç janë biomasa, biogazi dhe energjia gjeotermale, me qëllim të shfrytëzimit të plotë të potencialit energjetik të vendit tonë”, tha Bozhinovska.

Ajo theksoi se gazifikimi i plotë i shtetit paraqet shtyllë në strategjinë për tranzicion energjetik.

“Gazifikimi do të mundësojë përfitime të dukshme për komunat në lidhje me uljen e ndotjes së ajrit dhe do të mundësojë ndërtim të elektranave kogjenerative, të cilat do të jenë burime bartëse të energjisë bazike në dekadat e ardhshme. Përmes interkonektorëve të gazit me Kosovën, Greqinë dhe Serbinë, Maqedonia do ta përforcojë kapacitetin e saj energjetik dhe do ta përforcojë pozicionin e saj në Evropën Juglindore, duke lëvizur drejt pavarësisë së plotë energjetike”, theksoi Bozhinovska.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 20:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?