Rruga e gjatë drejt Perëndimit prodhoi dhe një forcë antiperëndimore në Shqipëri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 21:02

Rruga e gjatë drejt Perëndimit prodhoi dhe një forcë antiperëndimore në Shqipëri

Shkruan: Mero Baze

Shqipëria nënshkroi sot në Luksemburg nisjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke filluar me hapjen praktike të kapitullit të parë, që shënon fundin e fazës politike të anëtarësimit dhe kalimin e procesit në nivel teknik.

Prej sot Shqipëria ka përfunduar detyrimet politike në procesin e gjatë të anëtarësimit dhe mbetet të demonstrojë aftësitë e saj praktike në negocimin e çdo kapitulli, që është një proces ku demonstrohet aftësia shtetbërëse dhe fuqia e administratës së vendit për të përballuar standardet e Bashkimit Evropian.

Prej sot praktikisht Shqipëria është në paradhomën e Bashkimit Evropian, duke plotësuar letrat për t’u bërë anëtare e familjes së madhe evropiane.

Ky moment historik i kalimit nga procesi politik në atë teknik, është tani një sidë konkrete për shtetin shqiptar, pasi është ai momenti kur ne duhet të ekspozojmë para evropianëve, pikën tonë më të dobët, administratën shtetërore dhe aftësitë e saj për të qenë një administratë perëndimore.

Në të gjitha hapat e tjerë vendimtarë ose historic, siç mund të quhen në këtë proces, klasa politike në Shqipëri ka qenë formalisht e bashkuar dhe ka përshëndetur procesin.

Ky është rasti i parë që një moment historik siç është fillimi i negociatave konkrete, jo vetëm nuk përshëndetet nga opozita, por ka një kundërshti dhe fizike për të bllokuar Parlamentin dhe për të shkaktuar dhunë guerile në rrugët e Shqipërisë.

Në një farë mënyre rruga e gjatë drejt anëtarësimit, ka arritur të krijojë dhe një produkt anti-evropin në politikën shqiptare.

Dhe kjo është hera e parë pas 32 vitesh, që në Shqipëri kemi një forcë politike zyrtarisht anti-evropiane.

Me gjithë të metat dhe të mirat e veta, deri më 2021 Shqipëria ka pasur një konsensus politik lidhur me hapat drejt anatarsimit. Pas shpalljes së Berishës “non grata” për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor prej SHBA e më pas dhe prej Britanisë së Madhe, ai uzurpoi PD dhe e shndërroi atë në një forcë anti-perëndimore.

Sot opozita më e madhe shqiptare është e rreshtuar kundër Perëndimit, kundër SHBA, kundër reformës më të madhe të investuar nga Perëndimi në Shqipëri, që është Reforma në Drejtësi, dhe mbi të gjitha po përpiqen që dhe aleancat në rajon t’i kenë me forcat anti-perëndimore.

Dhe kjo është një arsye e besueshme përse sot mungon një përshëndetje e opozitës për këtë hap historikë në rrugën drejt BE.

Rruga e gjatë drejt Perëndimit e ka diferencuar dhe politikën shqiptare dhe ka prodhuar më në fund dhe një forcë politike anti-evropiane, duke rrezatuar realitetn e sotëm shqiptar

Kjo është normale në çdo vend evropian. Kudo e kanë një forcë anti-evropiane, madje dhe ata që jetojnë në Evropë. Ndaj nuk duhet marrë si dramë E rëndësishme është të jenë pakicë dhe në opozitë.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 21:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?