Tetë 10 vjet Sali

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 21:05

Tetë 10 vjet Sali

Nga Edison Ypi

Në këtë tetë 10 vjetor, Sali Sërbi mund të mburret për fitoret e korrura:

25 vjet komunist i zjarrtë dhe i devotshëm në shërbim të vampirave gjakpirës.

Erdhi me bekimin e Ramiz Alisë.

E mbushi Partinë Demokratike me spiuna, halabakë, horra, hajdutë, injorantë, rrugaçë, analfabetë.

U kujdes qysh herët, dhe vazhdon ende sot e kësaj dite, të shantazhojë të përndjekurit e Diktaturës përmes rrenave halucinative të Sigurimit. Të përndjekurit e braktisën me neveri përgjithmonë qysh herët. Sali Kulla është aq vizionar sa e rre menia se do e votojnë sot dhe do vijë përsëri në pushtet më 36 gusht.

Praktikoi qeverisjen më rrënuese, më autodestruktive të mundshme, atë aspak parimore, aspak visionare, vetëm klienteliste, mercenariste, regjionaliste.

Mundësoi udhëtimin pa viza dhe na futi në NATO. Europa dhe bota nuk ishin dakord. I bindi dhe i mposhti me elokuencën e vet brillante socrealiste Sali Kulla. U pika që s’i bie majë penxheresë.

Nuk administroi shembjen e piramidave financiare.

Ju shkërrmoq shteti para syve brenda një ore. E refuzuan të gjithë. Edhe të vetët. Asnjë ushtar, asnjë oficer, asnjë polic, asnjë nëpunës nuk ju bind Sali Rrenacakut.

Nuk e pengoi hapjen e depove të armëve dhe muncioneve, dhe si rezultat u vranë mijra shqiptarë.
Prejkur e ktheu mbrapsht Ibrahim Rugova, sot e kësaj dite nuk shkel në Kosovë ku nuk e njeh askush. Kur ua kujton, të thonë: Ende gjallë është ?!

Erdhi për së dyti në pushtet me marifete dhe manovra të nyta duke larguar të merituarit, idealistat, të përkushtuarit, patriotët, atdhedashësit, dhe duke promuovuar më të papërshtatshmit: rrenacakët, shkatërrimtarët, dallaverexhinjtë, qelepirxhinjtë, të paaftët, të patalentuarit, karipllarët, karipllarizmin, varkarët, varkarizmin.

E shpallën Non Grata dy më të mëdhenjtë e botës, duke ja çuar në zero konsideratën te gjithë të tjerët nga Poli i Veriut te Poli i Jugut.

Përhapi sa mundi brenda vulgut modën e turpshme të sharjes të diplomatëve dhe ambasadorve perëndimorë.

Ka, jo 2 muaj, as dy vjet, por 12 vjet që nuk mposht dot administratën më të korruptuar të botës. Dhe është aq i paturp, aq i pacipë, aq i pafytyrë, sa vazhdon të rrijë. Është kapur pas kolltukut dhe s’shqitet. S’ka buldozer që e shtyn. S’ka vinç që e shkul.

Nuk flet kurrë për vlera njerëzor dhe qytetare, kulturë, Art etj. Flet veçse për hajdutllëk. Ky e vrau, ai e preu. Cili xhvati e cili vodhi. Kush ja futi e kush ja qiti. Kush iku e kush mbeti.

Po e mbyll në mënyrën më të turpshme, më të padenjë, më katastrofike të imagjinueshme për një qënie njerzore:

Me Partinë Demokratike sa një kokërr portokalli katandisur, dhe veten e vet majë penxheresë duke bërtitur në pritje të burgut.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 21:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?