Në fillim të nëntorit kongresi i LSDM-së, do të zgjidhet Këshilli qendror

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 22:21

Në fillim të nëntorit kongresi i LSDM-së, do të zgjidhet Këshilli qendror

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe informoi se deri në fund të javës do të zgjidhen delegatët e rinj, ndërkaq siç paralajmëroi, në fillim të nëntorit, partia do ta organizojë Kongresin, në të cilin do të zgjidhet edhe këshilli i ri qendror. Ai thotë se pas rezultateve zgjedhore, leksionet janë mësuar, por se LSDM nuk ka gabuar në politikat strategjike.

Ai shtoi se është i këanqur nga dinamika kohore sipas të cilët po zhvillohet procesi i zgjedhjes së kryesisë së re, sepse ka pasur për qëllim të shohë dhe të dëgjojë sa më shumë njerëz, dhe të dëgjohet zëri i secilit anëtar të partisë.

Siç tha, shkaku për të cilin do të mbahet Kongresi, është skadimi i mandatit të delegatëve në përbërjen e kaluar.

“Një prej pikave në takimin e ardhshëm të Kongresit do të jetë diskutimi për atë se çka kontribuoi partia që të ketë një rezultat të tillë, t’i marrim të gjitha mësimet dhe leksionet, të cilat do t’i implementojmë në mënyrën e zbatimit dhe ndërtimit të politikave edhe më tej”, shtoi Filipçe.

Në kongres, siç paralajmëroi, do të promovohet edhe dokumenti në të cilin do të përmbahet tërë ajo që dëshirojnë ta implementojnë si politikë.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 22:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?