Të gjitha shtetet nga rajoni me përjashtim të Bosnje e Hercegovinës, kanë dorëzuar propozim agjendat e tyre reformuese deri te Komisioni Evropian. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Pisonero tha se tani Komisioni punon në miratimin e agjendave reformuese si dhe në përgatitjen e marrëveshjeve në bazë të të cilave shpejti do të bëhet edhe pagesa e fondeve të mara në korniza e planit për rritje të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Pasi vendet anëtare më 11 tetor dhanë mendim pozitiv për agjendat reformuese që u dorëzuan nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, Komisioni tani do të kalojë në hapin e radhës, miratim formal të agjendave reformuese. Kjo me shumë mundësi do të ndodhë së shpejti. Këto marrëveshje duhet të nënshkruhen dhe ratifikohen nga vendet anëtare, e për këtë, caktimi i afatit kohor nuk është 100% në duart tona. Por pritshmëritë janë se pagesat janë të mundura shumë shpejt”, deklaroi Ana Pisonero – Zëdhënëse e KE-së. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
16 Tetor, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.