Akademia shqiptare është ekskluzivisht projekt shkencor që duhet të avancohet mendimi akademik. Ky ishte reagimi i koalicionit VLEN ndaj qëndrimit të partive të tjera politike, shkruan Alsat.
Nga koalicioni VLEN thonë se i mbështesin intelektualët shqiptarë pasi sistematikisht janë diskriminuar nga ASHAM.
“Në shekullin 21 është e papranueshme që të ketë kundërshtime ndaj punimeve shkencore dhe avancimit të diturive. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që në vend që të kritikojnë të marrin guximin dhe të japin mbështetje ndaj kësaj nisme, në mënyrë që përmes një debati gjithëpërfshirës të gjendet një zgjidhje e drejtë për përfaqësimin e shqiptarëve në qarqet më të larta akademike. Si VLEN, nuk mund të pranojmë logjikën e negacionit të dyfishtë, ku ASHAM nuk hap dyert gjerë e gjatë për shqiptarët, dhe njëkohësisht problematizohet themelimi i Akademisë Shqiptare”, thuhet në komunikatën e VLEN-it./ Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
16 Tetor, 2024 19:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.