Dita Botërore e Ushqimit, qytetarët: Ushqimi në RMV është jocilësor

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 19:49

Dita Botërore e Ushqimit, qytetarët: Ushqimi në RMV është jocilësor

Ushqyerja e shëndetshme dhe aktivitetet e rregullta fizike janë bazë për një shëndet të mirë dhe për parandalimin e shumë sëmundjeve, si dhe për trajtimin e disa të tjerave. Me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, dietologët rekomandojnë qytetarët që të jenë më të vëmendshëm gjatë blerjes së produkteve ushqimore.

Dietologia Valbona Kadriu thotë se për shëndet të mirë është e rëndësishme të konsumohen frutat dhe perimet sezonale.

“Mjafton ndonjëherë t’i marrin ushqimet që i kemi para vetes, natyra që i servon ato ushqime. Kjo nënkupton që kemi fruta, perime që janë aktuale sezonale dhe jo rastësisht e ka bërë të veten p.sh. tani në vjeshtë i kemi kungullin, specat e kuq, kungulleshat rrushin, mollët, dardhat d.m.th. i përmbajnë ato përbërës që organizmi ynë ka nevojë, ndërsa në pranverë dhe në verë kemi më shumë fruta të kuqe, që kanë më shumë sasi të antioksidantëve që ndihmojnë kundër rrezeve të diellit, pastaj nga dimri i kemi portokajtë, mandarinat, citruset në përgjithësi, që kanë më shumë vitamin c, që i duhen organizmit për ta mbrojtur imunitetin.”, – deklaroi dietologia, Valbona Kadriu.

Me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, TVM2 anketoi qytetarët për të pyetur se a u ka ndodhur të blejnë ushqim me afat të skaduar dhe për cilësinë e ushqimit në vendin tonë.

“Mundet të ndodhë, por mua nuk më ka ndodhur. Duhet të kemi parasysh që janë gjëra që nuk duhet të përdoren. Besoj që duhet të konsumohet çdoherë ushqimi i pastër.”, – tha një qytetar.

“Po, më ka ndodhur të blej me afat të skaduar çokollatë, por e kam kthyer përsëri në market. Ndërsa, sa i përket mjaltit, unë blej prej njërit që ruan bleta dhe assesi në nuk blej në tregje, se nuk e di sa është cilësor.”, – tha një qytat tjetër.

“Jo, rrallëherë më ka ndodhur.”, – u shpreh një qytetar.

“Jo, mua nuk më ka ndodhur asnjëherë. Ka diçka të sigurt e diçka jo. Ka gjëra që u skadon afati, por kur se kupton i merr prapë, kam blerë, e ktheva, se pranuan. Po, i kontrolloj.”, – u shpreh një qytetar tjetër.

Në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari këtë vit janë dorëzuar 79 nisma nga qytetarët për mbikëqyrje inspektuese, prej të cilave 32 kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore.

Qytetarët janë ankuar për blerje ushqimesh të skaduara, ushqime të përgatitura dhe të servirura në kushte johigjienike, të etiketuar dhe të paetiketuara në mënyrë të papërshtatshme, dyshime për helmim, si dhe ankesa të tjera lidhur me cilësinë e produkteve ushqimore.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 19:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?