Paraqitja e shkëlqyeshme e Isnik Alimit me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut vazhdon të vlerësohet edhe pas përfundimti të ndeshjeve të tetorit në Ligën e Kombeve.
Alimi ishte kryesori në fitoren e Maqedonisë së Veriut ndaj Armenisë në Jerevan, ku u vlerësua dhe si më i miri i këtij dueli, përderisa mesfushori shqiptar është gjetur edhe në formacionin e xhiros në Ligën e Kombeve. “Sofaskor”ka publikuar 11-shen më të mirë nga duelet e tetorit në Ligën e Kombeve, teksa në mesin e tyre është i përfshirë edhe Isnik Alimi i vlerësuar me notën 8.8.
Shqiptari ishte i pandalshëm, ku përveç lojës së mirë në fushë, realizoi një gol dhe një asist ndaj Armenisë.
Ky është vlerësim tjetër tejet i rëndësishëm për Isnik Alimin dhe Maqedoninë që si duket më në fund ka gjetur njeriun adekuat të mesfushës që i mungonte përfaqësues së vendit pas largimit të Arijan Ademit. Kujtojmë se së bashku me Alimin në formacionin më të mirë të muajit tetor në Ligën e Kombeve është edhe reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, i vlerësuar me notën 8.4. /SHENJA/
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
16 Tetor, 2024 20:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.