Shorti për eliminatoret e Botërorit 2026, Maqedonia e Shqipëria në vazon e tretë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 21:39

Shorti për eliminatoret e Botërorit 2026, Maqedonia e Shqipëria në vazon e tretë

Shorti për eliminatoret e Botërorit do të hidhet më 13 dhjetor, ndërsa ndeshjet e para janë planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm. Evropa siguron 16 përfaqësuese, ndaj kualifikimet do të ndahen në 12 grupe, nga të cilët fituesit do të shkojnë direkt në kampionat, ndërsa të gjithë nënkampionët do të luajnë një play-off së bashku me katër skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve.

Vazot për shortin kualifikues do të përcaktohen kur të luhet ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve dhe para ciklit të fundit, 38 vende nga 54 e dinë tashmë se me cilën kapele do të jenë në short.

Kosova dhe Shqipëria tanimë janë të sigurta në cilat vazo do të jenë dhe ato mund edhe të jenë në të njëjtin grup për Kualifikimet e Kampionatit Botëror, pasi “Dardanët” ndodhen në vazon e katërt dhe “kuqezinjtë” në vazon e tretë.

Në vazon e parë sigurisht që do të jenë Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia. Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë, konkretisht Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.

Të sigurta në vazon e tretë janë: Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Mali i Zi.

Vazo e katërt është pothuajse e plotë dhe përfshin Luksemburgun, Bjellorusinë, Armeninë, Kosovën, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Estoninë, Qipron, Letoninë, Ishujt Faroe dhe Lituaninë. Është e ditur edhe vazo e pestë, ku janë: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.

Kujtojmë se kombëtaret nga Liga A e Ligës së Kombeve që kalojnë në çerekfinale të kompeticionit do të jenë pjesëmarrëse në grupet kualifikuese me katër skuadra, ndërsa grupet e tjera me nga pesë.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 21:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?