RMV, fushata kundër kancerit të gjirit me moton “parandalimi është mbrojtja më e mirë”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 21:45

RMV, fushata kundër kancerit të gjirit me moton “parandalimi është mbrojtja më e mirë”

Ministria për Shëndetësi në Maqedoninë e Veriut përmes disa aktiviteteve do të shënon muajin rozë, muaji i njohur në luftën kundër kancerit të gjirit, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Shëndetësisë ka nisur një kampanjë kombëtare me moton “Karavani Rozë i Tetorit – parandalimi është mbrojtja më e mirë”, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit”, raportoi Ministria.

Më 19 tetor (12:00-16:00) dhe më 26 tetor nga ora 13:00, në qendrën tregtare “Skopje City Mall” do të ketë kënd për informim në lidhje me parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Në kinema të kësaj qendre tregtare do të ketë edhe tribunë qendrore prej orës 13:00 ku panelistë do të jenë anëtarët e komisionit kombëtar për skriningun e kancerit të gjirit.

“Kampanja realizohet me mbështetje nga OBSH, UNFPA, qyteti i Shkupit, Shoqata për ndihmë dhe mbështetje të pacientëve me sëmundje gjinekologjike Femina M, si dhe nga Opera dhe Baleti Kombëtar, Fakulteti i Arteve Muzikore në Shkup dhe kompanitë Shkup City Mall dhe Sinëpleks“, raportoi Ministria.

Ndryshe, 346 gra vitin e kaluar e humbën betejën me kancerin e gjirit në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, ekspertët e fushës theksojnë se zbulimi i hershëm parandalon sëmundjen, andaj vetë-kontrollet dhe kontrollet te mjeku duhet të jenë të rregullta. Gjatë vitit 2022 në Botë 2.3 milionë gra u diagnostikuan me kancer të gjirit ndërsa 670 mijë e humbën jetën.

Rekomandohet që çdo grua mbi moshën 25 vjeçare të kryejë vizitë te mjeku një herë në vit, ndërsa gratë mbi 40 vjet dy herë në vit. Ndonëse më rrallë, kanceri i gjirit i prek edhe burrat, përafërsisht 1 përqind e rasteve të kancerit të gjirit regjistrohen te burrat.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 21:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?