Banka Botërore ul normën e interesit të huave, shton 30 miliardë dollarë në fondin e saj të kredive 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 21:51

Banka Botërore ul normën e interesit të huave, shton 30 miliardë dollarë në fondin e saj të kredive 

Banka Botërore po bën disa ndryshime me qëllim që të shtojë kapacitetin e saj huadhënës dhe t’i bëjnë huat më të përballueshme.

Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) do të zbresë normën e interesit në 18 për qind, duke e ulur atë me një për qind nga shkalla e tanishme, një hap ky që do të shtojë 30 miliardë dollarë në fondin e saj të kredive.

Vendimi, sipas një komunikate të publikuar të martën nga Banka Botërore, krahas ndryshimeve paraprake, “do të krijojë mbi 150 miliardë dollarë fonde shtesë për kredi në 10 vitet e ardhshme”.

Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga i tha agjencisë së lajmeve Reuters se reformat ishin rekomanduar nga një raport i pavarur, i hartuar për një grup prej 20 shtetesh, ku bëjnë pjesë shtetet më të pasura dhe ato në zhvillim e sipër. Ndryshimet po ashtu janë kërkuar nga palët e interesuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara, sipas presidentit.

Norma më e ulët e interesit “na mundëson që të japim më shumë kredi”, tha zoti Banga.

Në vitin 2023, IBRD-ja e uli normën e interesit nga 20 në 19 për qind.

Krahas uljes së interesit, Banka Botërore njoftoi se do të mënjanojë disa pagesa, duke u krijuar më shumë lehtësi shteteve për “të marrë hua dhe paguar kreditë”.

Banka tha se “vendet më të vogla, që kanë më shumë nevojë, do të paguajnë më pak për kredinë… Këto masa do t’i bëjnë huat tona më të lehta dhe më të lira për t’u paguar”.

Zoti Banga tha se Banka Botërore synon të rrisë fondet për shtetet më të varfra të botës, përmes Shoqatës për Zhvillimin Ndërkombëtar, me mbi 100 deri në 120 miliardë dollarë.

Megjithatë, për ta arritur këtë qëllim, palët e interesuara në Bankën Botërore dhe shtetet donatore duhet të rrisin kontributet e tyre nga 24 në 30 miliardë dollarë, një sfidë në rrethanat e tanishme financiare ndërkombëtare. Danimarka, megjithatë, tashmë ka njoftuar se do ta rrisë me 40 për qind kontributin e saj./VOA

481
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 21:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
481
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?