Bojan Hristovski u zgjodh drejtor i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 22:42

Bojan Hristovski u zgjodh drejtor i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot shkarkoi drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zharko Milloshevski dhe në vend të tij u emërua Bojan Hristovski.

Hristovski në vitin 2016 për një kohë të shkurtër ishte ushtrues detyre i drejtorit të ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit”, ndërsa në pozitën e drejtorit në ASK-së erdhi nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga Qeveria thonë se Hristovski ka përvojë shumëvjeçare në institucionet e sigurisë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 22:42