Dita Ndërkombëtare e Varfërisë, qytetarët: Kemi harruar erën e mishit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 19:13

Dita Ndërkombëtare e Varfërisë, qytetarët: Kemi harruar erën e mishit

Dita ndërkombëtare e varfërisë e gjen Maqedoninë e Veriut në kushte të mjerueshme. Për të nisur ditën, çdokujt prej nesh u duhet të paktën 100 denarë. Por, në mesin e familjeve mesatare e të varfra ka edhe nga ata që i kanë harruar shijen mishit.

“Më duhet vetëm një gjevrek dhe një ajran. Çfarë gjevreku doni? Të thjeshtë. Sa duhet? 55 denarë. Sa është gjevreku? 25 denarë ndërsa ajrani 30 denarë”.

Shumë të punësuar e fillojnë pikërisht kështu ditën, pa llogaritur këtu që shoqëria jonë ballkanase, nuk mund të bëjë edhe pa kafen e mëngjesit. Çmimi i nisjes së ditës e kalon kështu 100 denarëshin.

“Në të shumtën e rasteve në mëngjes janë punëtorët që blejnë gjevrek dhe jogurt më së shumti. A ankohen për çmimet? Disa ankohen e disa jo. A janë rritur çmimet, çfarë thonë blerësit? Po, ankohen por unë mendoj se nuk janë të larta çmimet”, u shpreh një qytetare.

Për shkak të rritjes së kostos së jetesës, qytetarët thonë se nuk mund t’ia dalin deri në fund të muajit, blejnë vetëm bukë e djathë ndërsa për mishin thonë se ia kanë harruar edhe shijen.

“A janë të larta çmimet? Po të larta janë, për ne që jemi pensionistë, të larta janë. Sa harxhoni për një ditë? Deri në 200 denarë më së shumti. Bukë e djathë, kjo është. Mishin nuk e kemi provuar. Ku ta provosh me 15 mijë denarë pension. 30 ditë janë, paguajmë ujë e rryme. Dje pagova rrymë e ujë, 5 mijë denarë”, tha një tjetër qytetar.

“Më së paku më duhen 500 denarë, pensionet i rritën dy herë por edhe çmimet e ushqimeve janë rritur, dhe kur ta llogaritësh, sikur nuk i kanë rritur pensionet”, u shpreh një tjetër qytetar.

“ Sa të kushtoi gjevreku që ke blerë? 60 denarë. Sa para të duhen për ushqim për një ditë? Më së paku 600 denarë. A shkoni në punë? Shkojmë në punë, po. Sipas pagës që merrni, a mjafton që ta kaloni muajin? Të them të drejtën nuk mjaftojnë, me 25 mijë denarë asgjë nuk mund të bësh. Të mendosh për shëtitje apo për ushqim, asgjë nuk janë këto 25 mijë denarë”, tha një qytetar.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Varfërisë, Maqedonia e Veriut renditet në ato vende ku paga minimale është 22 500 denarë, ndërsa shporta konsumatorë për një familje 4-anëtarëshe është 60 200 denarë. Përveç familjeve, varfëria prek edhe fëmijët. Sipas Zyrës së UNICEF-it në Shkup gati 33% e fëmijëve jetojnë nën kufirin kombëtar të varfërisë. /Alsat.mk

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?