Kryeministri Hristijan Mickoski i ka dalë në mbrojtje drejtorit të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovskit duke thënë se ai thuajse tërë karrierën e punës e ka kaluar në shërbimet e sigurisë.
Mickoski njoftoi se në të kaluarën kur Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim është shndërruar në Agjenci për Siguri Kombëtare, ka pasur keqpërdorime të shumta për interesa politike dhe partiake, dhe për të njëjtat do të informojë së shpejti.
“Ka mjaft struktura të frikësuara. Kanë për çfarë të frikësohen, të cilët janë pjesë e pushtetit të kaluar. Edhe në Agjencinë për Zbulim edhe në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Kanë për çfarë të frikësohen, ndërsa në periudhën që vijon, na ndiqni dhe do ta mësoni të vërtetën”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
17 Tetor, 2024 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.