Ndarja e mjeteve/ Kumanova mori 4 milionë euro – Mbi 2.5 milionë marrin Çairi e Gostivari

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 19:17

Ndarja e mjeteve/ Kumanova mori 4 milionë euro – Mbi 2.5 milionë marrin Çairi e Gostivari

Më së shumti para do të fitojë Komuna e Kumanovës, e cila në thirrje kishte aplikuar me 3 projekte dhe Qeveria i ka miratuar të gjitha dhe ka ndarë rreth 4 milionë euro. Siç njoftuan nga Qeveria, Komunës Qendër i është miratuar vetëm një projekt, gjegjësisht rinovimin e Sallës Sportive “Rabotniçki” në vlerë prej rreth 1.5 milionë euro, shkruan Alsat.

Nga ana tjetër prej komunave me shumicë shqiptare, më së shumti para do të fitojë Komuna e Çairit, rreth 2.7 milionë euro, e cila në thirrje kishte aplikuar me 7 projekte.  Vijon më tej Gostivari me mbi 2.6 milionë euro, Struga mbi 2.2 dhe Tetova me mbi 1.3 milion euro.

Kërçova, Vrapçishti dhe Likova do të marrin nga 900 mijë euro, ndërkaq, Zhelina mbi 800 mijë euro. Për projektet, Dibrës i janë ndarë afër 700 mijë euro, ndërkaq Haraçinës, Bërvenicës dhe Dollnenit nga 600 mijë euro.

Komunat me shumicë shqiptare

Komuna e Çairit2.7 milionë euro
Komuna e Gostivarit2.6 milionë euro
Komuna e Strugës2.2 milionë euro
Komuna e Tetovës1.3 milionë euro
Komuna e Kërçovës900 mijë euro
Komuna e Vrapçishtit900 mijë euro
Komuna e Likovës900 mijë euro
Komuna e Zhelinës800 mijë euro
Komuna e Dibrës700 mijë euro
Komuna e Haraçinës600 mijë euro
Komuna e Bërvenicës600 mijë euro
Komuna e Dollnenit600 mijë euro

Paratë hungareze, pritet që këto ditë të transferohen në vend, ndërkaq prej javës së ardhshme të nënshkruhen marrëveshjet me komunat dhe të fillojë realizimi i projekteve. Komunat do t’i marrin paratë në periudhën e ardhshme në llogari të veçanta, varësisht prej procesit të realizimit të punimeve. Procedurën do ta ndjekë një trup koordinues i përbërë nga gjashtë ministritë nëpërmjet të cilave do të financohen projektet. Për nga karakteri, shumica e projekteve janë për rrugë, kanalizim dhe ujësjellës./ Alsat.mk

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?