Zelensky akuzon Kinën se po ndihmon Rusinë në zgjatjen e luftës në Ukrainë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 20:30

Zelensky akuzon Kinën se po ndihmon Rusinë në zgjatjen e luftës në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Kinën se po ndihmon Rusinë në zgjatjen e luftës në vazhdim në vendin e tij, duke cituar “të dhëna të qarta të inteligjencës”, raporton Anadolu.

“Fatkeqësisht, ne po marrim sinjale se Kina ende është duke ndihmuar në mënyrë aktive Rusinë që ta zvarritë këtë luftë. Dhe ne kemi të dhëna të qarta të inteligjencës”, tha Zelenskyy në takimin e Këshillit të BE-së në Bruksel.

Duke paraqitur “planin e fitores” së Ukrainës, Zelensky u kërkoi liderëve evropianë të ndihmojnë Ukrainën të zbatojë planin e tij.

Zelenskyy përsëriti se konflikti mund të përfundojë “jo më vonë se vitin e ardhshëm” nëse ata fillojnë të ndjekin “planin e fitores” tani. Ai theksoi se qëllimi i planit është të forcojë jo vetëm Ukrainën, por edhe të gjithë komunitetin euro-atlantik.

Më tej, presidenti ukrainas përshkroi “planin e fitores”, detajet e të cilit u bënë publike nga vetë ai për herë të parë gjatë një fjalimi në parlamentin ukrainas një ditë më parë.

Plani përmban pesë pika, e para prej të cilave ka të bëjë me ftesën zyrtare të Kievit për t’u bashkuar me NATO-n si dhe tre anekse sekrete.

Pikat e mbetura kanë të bëjnë me mbrojtjen, parandalimin jo-bërthamor, ekonominë dhe sigurinë pas konfliktit në rajonin euro-atlantik.

Autoritetet kineze ende nuk i kanë komentuar komentet e presidentit Zelensky.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 20:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?