Fillkovi përsërit qëndrimin e tij për Llogën: Dialogu i mëtejshëm, përmes organeve kompetente
Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, përsëriti sërish qëndrimin e tij për punën e ish-ministrit, Krenar Lloga, duke shtuar se ministrinë e ka marrë pa dorëzim dhe me kabinet të zbrazët. Sipas tij, dialogu i mëtutjeshëm lidhur me rastin do të bëhet përmes organeve kompetente.
“Gjithçka që kisha për të thënë për punën e paraardhësit tim, e thashë dje dhe i qëndroj asaj. E kuptoj nervozizmin e tij, por dialogu i mëtejshëm do të bëhet përmes organeve kompetente.”, – deklaroi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.
Lloga fton Fillkovin për debat publik
Fillkovi dje akuzoi paraardhësin e tij, Krenar Lloga, se para se të largohej nga detyra, ka marrë me vete dokumentacionin me rekomandime për punën e Këshillit Gjyqësor të përgatitur nga Misioni Vlerësues i KE-së. Ai shtoi se Ministria e Drejtësisë nuk e ka më këtë dokument. Nga ana tjetër, Lloga dje i hodhi poshtë akuzat e tilla si të pavërteta.
“Letra nga Misioni Vlerësues është pranuar në mënyrë elektronike, ashtu siç e kanë pranuar edhe zëvendëskryeministri, Mariçiq, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, dhe të tjerë. Një pjesë e letrës ishte e destinuar për publikun, ndërsa pjesa tjetër ishte klasifikuar vetëm për ministrin. Ajo letër është e arkivuar nga një zyrtar në ministri, që merret me materiale të klasifikuara, por, natyrisht, Radica nuk mund ta marrë atë derisa të ketë një leje sigurie. E njëjta letër, me lejen e Misionit, është ndarë me grupin punues, gjegjësisht me presidentin akademik, Vllado Kambovski. Parku vozitës është i njëjti me atë të ministrave të mëparshëm.”, ka shkruar Lloga.
Këto komente, Fillkovi i bëri me rastin e hapjes së zyrës së Komisionit për kompensimin me të holla ndaj viktimave të krimeve të dhunshme. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë kompensim në të holla për viktimat e krimeve të kryera me dhunë si ndihmë nga shteti, në përputhje me parimin e solidaritetit social dhe parandalimin e viktimizimit dytësor si vuajtje shtesë që viktimat mund të pësojnë nga qëndrimi i organeve kompetente, tha Fillkovi.














