Mickoski: Arsovska nuk ka kapacitet për të realizuar projekte kapitale
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në Tema e ditës në Lajmet Qendrore të Tv Sitell thotë se Danella Arsovska nuk ka kapacitete të realizojë projekt kapital për ndërtimin e Bulevardit “Hasan Prishtina”, duke theksuar se edhe pse 10 milionë euro janë transferuar në llogarinë e Qytetit të Shkupit për 2 vjet tashmë nuk ka shpenzuar as një fening nga ato mjete.
“Tani që jemi tek ajo. Po, bëhet fjalë për projekt kapital. Duhet të jetë i plotë dhe së dyti të shpenzohen 10 milionë eurot që janë dhënë për realizimin e projektit kapital siç është Bulevardi “Hasan Prishtina”, i cili jo vetëm që nuk ka filluar prej dy vitesh, por as nuk është shpenzuar as një fening për të”, tha ai.
“Tani nëse dikush nuk ka kapacitet për të realizuar investime kapitale, siç është ai bulevard, ajo rrugë, edhe pse duhet të pranoj se kam marrë shumë informacione se me ato mjete bëhet tregti, të cilat Qyteti i Shkupit i ka në llogarinë e tyre të transferuara nga shteti, dhe kërkojnë kompani ndërtimi që do ta kryejnë atë etj., ka institucione që merren me këtë. Por fakt është se ai projekt nuk ka filluar të realizohet dhe tani kur sheh që ka 2 vjet që i ka ato 10 milionë euro në llogarinë e tyre dhe nuk ka investuar as një fening nga ato 10 milionë euro, atëherë është e logjikshme që të shtroni pyetjen pse mos t’i kthejmë ato 10 milionë euro në buxhet dhe t’i shfrytëzojmë për diçka që u duhet qytetarëve në disa komuna që janë më të gatshme”, është decid Mickoski.