Mikela Skandaj, karateistja e talentuar shqiptare, ka shënuar një tjetër rezultat të madh në arenën ndërkombëtare. Ajo ka shkëlqyer në Kampionatin Europian që u mbajt disa ditë më parë në Varshavë, duke fituar medalje argjendi.
Në Europian morën pjesë rreth 1800 sportistë nga shtete të ndryshme, ndërsa Mikela konkurroi në peshën deri në 60 kg. Shorti e vendosi në një grup të vështirë, ku kishte përballë plot 61 bashkëmoshatare. Megjithatë, Skandaj arriti që t’i fitojë të gjitha sfidat, duke mbërritur për të tretin vit radhazi në finale.
Një finale që nuk kaloi pa polemika, pasi stafi i karateistes shqiptare ka kontestuar fort vendimet e gjyqtarit, i cili ishte anglez, me të njëjtën kombësi me kundërshtaren që kishte përballë.
Ndonëse vetëm 15 vjeçare, Mikela Skandaj numëron plot 60 medalje në vetëm 5 vite karrierë. Theksojmë se sportistja lezhjane vijon të përfaqësojë Italinë, pasi me gjithë përpjekjet e shumta për të garuar për Shqipërinë, ajo ende nuk është grumbulluar me ekipin kuqezi.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
17 Tetor, 2024 22:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.