Sot (18.10.2024) në ora 12:30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Vendkalim Kufitar Bogorodicë në afërsi të stacionit të pikë pagesës Gjevgjeli, në drejtim të Shkupit, kanë ndaluar automjetin “Volkswagen” me targa të Shkupit, në pronësi nga një agjencie rent a car nga Shkupi, dhe e drejtuar nga I.A (54) nga Republika e Turqisë, njoftojnë nga MPB
“Në të njëjtën kohë, në automjet janë zbuluar shtatë emigrantë të paligjshëm nga Siria, tre prej të cilëve janë të mitur. I.A. është i privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.
Po sot (18.10.2024), ora 12:10 në udhëkryqin afër Bogdancit gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa kombëtare malazeze, në pronësi të agjencisë rent a car, me drejtues shtetasin S.J.F., shtetas turk me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi janë gjetur pesë emigrantë të paligjshëm, dy prej të cilëve të mitur.
S.J.F. është ndaluar, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga MPB.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
18 Tetor, 2024 19:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.