Në vitin 2023 në Kosovë humbën jetën 106 persona në aksidente

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 20:08

Në vitin 2023 në Kosovë humbën jetën 106 persona në aksidente

Është publikuar raporti i Komunitetit të Transportit-Siguria rrugore në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023.

Komuniteti i Transportit i BE-së ka publikuar raportin dhe statistikat e aksidenteve me fatalitet për Ballkanin Perëndimor për vitin 2023, ku është përfshirë edhe Kosova.

Policia e Kosovës në njoftimin e bërë për media thotë se situata është e pranueshme krahasuar me shtetet tjera, transmeton Telegrafi.

“Në këtë raport falë angazhimeve, koordinimit ndërinstitucional dhe profesionalizmit është arritur të kemi një situatë të pranueshme krahasuar me shtetet tjera. Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet edhe më tutje në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Në raport theksohet se në vitin 2023, 1261 persona humbën jetën në aksidente rrugore në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një rritje prej 1.2% nga viti i kaluar.Në vitin 2023, në Kosovë kanë humbur jetën 106 persona në aksidentet që kanë ndodhur në komunikacion.

Numër i madh i vdekjeve kanë ndodhur edhe në Shqipëri, ku 192 persona kanë humbur jetën, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara në aksidente trafiku.

Gjithashtu, në raport bëhet e ditur se të dhënat zyrtare janë të ofruara nga partnerët rajonalë dhe pjesëmarrësit vëzhgues.

“Aksidentet e trafikut rrugor mund të jenë një dukuri e përditshme, por ato mund të parandalohen dhe të rezultojnë në më pak viktima dhe lëndime serioze. Për të arritur këtë, nevojiten procese të përmirësuara të politikëbërjes”, vijon raporti.

Ndryshe, Policia e Kosovës në vazhdimësi ka bërë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat në komunikacion.

117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 20:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?