Dimitrievski ndryshon qëndrim, nuk e lëshon Qeverinë për flamurin shqiptar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 21:12

Dimitrievski ndryshon qëndrim, nuk e lëshon Qeverinë për flamurin shqiptar

Partneri më i vogël i Qeverisë, Maksim Dimitrievski, I cili drejton partinë “Znam”, nuk do të del nga Qeveria, ndonëse flamuri kombëtar shqiptarë nuk është larguar nga zyrat e ministrave të VLEN-it, shkruan gazeta LAJM. Dimitrievski i cili, menjeherë pas formimit të qeverisë së re, u kërcënua se do ta braktiste, nëse ministrat shqiptar vazhdojnë ta përdorin flamurin kombëtar nëpër zyrat e tyre, tani ka zbutur qëndrimin.

“Absolitisht, nuk do të dalim nga qeveria, ne kemi hyrë në qeveri për zbatuar politikat që i premtuam para qytetarëve tanë të cilët na mbështetën… Unë asnjëherë nuk ndryshoj qëndrime por gjithsesi, nëse nuk respektohet fillimisht do t’i shterrojmë të gjithë mjetet juridike, do t’u drejtohemi organeve kompetente, nëse nuk do reagojnë, atëhërë do të mundohemi t’i ndryshojmë”, tha Dimitrievski gjatë një intervistë në Alsat.

Ai tha se ikonografi si ajo e ministrave të VLEN-it me flamurin shqiptar nuk mund të shihet në komunën e Kumanovës, ndërsa u shpreh se për atë çka ndodh në zyrat e Qeverisë, duhet të përgjigjet kryeministri Mickoski.

“Ikonografi e këtillë në komunën time, në Kumanovë, nuk mund të ndodh sepse punohet sipas ligjit, për atë që ndodh në Qeveri duhet të përgjigjet kryeministri sepse ai është nikoqir atje. Por, në fund të ditës sigurisht që nuk do të lejojmë që dikush të gëzohet që ne të dalim nga qeveria për shkak të shkeljes së ligjit për përdormin e ligjit të flamujve. Për mua nuk është problem që të valvitet flamurit, por kur përdoret në kundërshtim me ligjin.

I pyetur nëse akoma e mban flamurin shqiptar, në zyrën e tij në komunën e Kumanovës, Dimitrievski tha se respekton flamujt e të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni, por shtoi se përdorimi i simboleve kombëtare, duhet të jetë në përputhje me ligjin.

“Flamuri shqiptar dhe flamujt e të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Kumanovë dhe së fundmi edhe flamuri bullgar janë pjesë e kabinetit tim dhe edhe flamuri shtetëror në përputhje me Ligjin në madhësinë siç duhet të jetë. Derisa jam kryetar komune, ashtu do të jetë”, u shpreh Dimitrievski, për Alsat, transmeton Gazeta LAJM.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 21:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?