BDI: VLEN-i po rrënon të gjitha arritjet në shëndetësi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 21:37

BDI: VLEN-i po rrënon të gjitha arritjet në shëndetësi

BDI-ja vlerëson se gjatë 100 ditëve të para të Qeverisë së re, VLEN-i pa hezitim po rrënon gjithçka që shqiptarët kanë arritur me shumë mund në sektorin e shëndetësisë.

Sipas BDI-së, shqiptarëve iu është marrë hisja që u takon në shëndetësi, pasi tani më nuk udhëheqin me mbi 50 institucione shëndetësore.

“Shqiptarët udhëhiqnin me mbi 50 institucione shëndetësore deri në përfshirjen e VLEN-it në Qeveri, pa legjitimitet nga populli të cilët pa hezitim rrënuan dhe vazhdojnë të rrënojnë të gjithë ato të arritura. Sot, pas 100 ditë qeverisje, në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” – Shkup nga 34 klinika universitare vetëm 3 klinika udhëhiqen nga drejtorë medicinal shqiptarë, veprim i cili nënçmon kapacitetin e mbi 100 specialistëve shqiptarë që janë dëshmuar për kapacitet profesionale në dhënien e shërbimeve shëndetësore, si dhe edukimin e kuadrove të reja, kuadro të dëshmuar edhe në arenën ndërkombëtare me punime shkencore, implementim të metodave të reja në sfera të ndryshme të mjekësisë.”, – deklaroi Armend Asllani nga BDI.

Nga BDI-ja propozojnë që urgjentisht ministri i Shëndetësisë, Taravari, ta tërheqë vendimin për pezullimin e të gjitha konkurseve të shpallura për punësimin e 1.117 punëtorëve shëndetësorë, vendim i cili është miratuar nga Qeveria e kaluar. Gjithashtu, propozojnë që mjetet e “kursyera” nga shkarkimi i drejtorëve organizativ t’i parashikojë për punësimin e të gjithë specializantëve privatë. (TVM2)

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 21:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?