Kompania hungareze e telekomunikacionit që është e lidhur me Orbanin po hyn në Maqedoninë e Veriut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 21:42

Kompania hungareze e telekomunikacionit që është e lidhur me Orbanin po hyn në Maqedoninë e Veriut

Kompania hungareze e telekomunikacionit “4iG”, e cila pas ndryshimit të qeverisë shprehu dëshirë që të bëhet operatori i tretë mobil në vend, këtë javë hapi kompaninë në Shkup me emrin “One Macedonia Telecommunications”. Informacionet bazë për kompaninë i ka publikuar sot Regjistri Qendror në ueb faqen e tij, transmeton Prizma.

Kompania është e regjistruar në adresën e zyrës avokatore, “Mihajloski & Popovska”, ku bashkëthemelues është avokati Aleksandar Mihajloski, i njohur si anëtar i partisë në pushtet, VMRO-DPMNE.

Lajmi është konfirmuar nga kompania, përmes një deklarate për publikun.

“Pas disa blerjeve të suksesshme në Shqipëri dhe Mal të Zi, 4iG Group filloi përgatitjet për të hyrë në tregun e Maqedonisë së Veriut, me themelimin e filialit “One Macedonia Telecommunications”. Me vendimin e Bordit të Grupit të marrë të premten e kaluar, kompania e re do të themelohet nga Antenna Hungária Zrt., pjesë e 4iG Group, në kuadër të së cilës është portofoli i telekomunikacionit të grupit të info-komunikimit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Regjistrimi i kompanisë ka përfunduar dhe me themelimin e kësaj kompanie, 4iG Group synon që sa më shpejt të hyjë në tregun e telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Me përfundimin e procesit të regjistrimit të kompanisë, Tamas Tabori, i cili është zëvendësdrejtor ekzekutiv përgjegjës për strategjinë e telekomunikacionit në kompaninë amë hungareze, është emëruar drejtor ekzekutiv i ardhshëm i One Macedonia Telecommunications.

“Ne jemi të përkushtuar që të hyjmë në tregun e Maqedonisë së Veriut të telekomunikacionit me të njëjtin përkushtim dhe risi që sollëm në Shqipëri dhe Mal të Zi. Themelimi i ONE Macedonia Telecommunications është hapi ynë i parë domethënës dhe i prekshëm drejt shndërrimit në ofruesin kryesor të telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut”, tha Tamas Tabori, drejtori ekzekutiv i ONE Macedonia Telecommunications dhe Zëvendës drejtori përgjegjës për strategjinë e telekomunikacionit në 4iG Nyrt.

Vitin e kaluar, portali kërkimor “Direct 36” publikoi një histori të gjatë për kompaninë “4iG” me emrin “Historia sekrete e kompanisë së preferuar të Viktor Orbanit”.

Kujtojmë se në shtator u nënshkrua Memorandumi për mirëkuptim dhe interesim të ndërsjellë të Maqedonisë së Veriut dhe kompanisë hungareze “4IG” për liberalizimin e rrjetit të telekomunikacionit.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Memorandumi për mirëkuptim i nënshkruar mes kompanisë hungareze “4IG” dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është obligativ dhe paraqet vetëm një formë të shprehjes së interesit, të cilin mund ta shprehin  edhe kompani të tjera që dëshirojnë të konkurrojnë në procedurën e tenderimit. Ende nuk është marrë vendim se kur dhe nëse do të shpallet tender për një operator të tretë celular.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 21:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?