Dimitrov: Kishim debat të ashpër me Zaevin dhe Bujarin për linjat tona të kuqe

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 22:04

Dimitrov: Kishim debat të ashpër me Zaevin dhe Bujarin për linjat tona të kuqe

Ideja për ndryshimet kushtetuese me prapaveprim nuk është e re, tha ish-ministri i jashtëm dhe ish-zv/kryeministër për çështje europiane, Nikolla Dimitrov. I pyetur nëse po pajtohet me idenë e Mickoskit për këtë, tha se këto duhej të ishin linjat e kuqe që në 2021 kur ka pasur, siç tha, debate të ashpra me Zoran Zaevin dhe Bujar Osmanin

“Në 2021 unë i binda Zaevin dhe Bujarin, kur kishim koordinime, debate të ashpra, se kjo duhet të jetë pozita e qeverisë. Ndryshimet me prapaveprim ishte qëndrimi i qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së në 2021. Ajo që ata në 2022 hoqën dorë nga kjo pozitë, është arsyeja se pse janë fajtorë për këtë ngërç, kaos dhe fakti se pse jemi sot jemi në parking”, tha Nikolla Dimitrov, ish-ministër i Jashtëm dhe ish zv/kryeministër.

Dimitrov tha se qeveria e mëparshme, pjesë e së cilës ishte edhe ai, ka bërë shumë gabime në lidhje me këtë çështje, ndërsa për politikat e gabuara gishtin e drejtoi edhe kah Bujar Osmani i cili erdhi në vendin e tij në MPJ.

“Politika e tij është gabim, jo ai si person. Politika, zgjidhjet, se si luajti…Për shkak se ne kishim situatë kur Bullgaria ankohej publikisht se si mund të jeni më solidar me vend kandidat kur ne jemi në tryezë me ju. Ne jemi vend anëtar dhe aleat, deri atje arriti situata në atë periudhë”, shtoi Dimitrov.

Dimitrov nuk është optimist se do të ketë zgjerim të BE-së në 2030. Megjithatë shton se, qoftë me ndryshimet kushtetuese me prapaveprim qoftë me një formulë tjetër, çështje me Bullgarinë duhet të zgjidhet. Por nuk guxon kjo të jetë agjenda kryesore e qeverisë së re, sepse njëkohësisht duhet t’u përkushtohen reformave. Siç tha, kurdo që të jetë zgjerimi i ri, shteti duhet ta presë atë moment me gatishmëri. (Tv21)

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 22:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.