“Red Bull” shkel rregulloren, ka sistem për të modifikuar makinën në garazh

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 22:32

“Red Bull” shkel rregulloren, ka sistem për të modifikuar makinën në garazh

“Red Bull Racing” ka pranuar se ka një sistem për të modifikuar lartësinë e “T-Tray”, komponenti i dyshemesë, i cili preket i pari nga rrjedhat e ajrit. Dhe, për këtë arsye, ky midifikim që bëhet kur makinat janë të mbyllura pas provave zyrtare, është vendimtar për aerodinamikën e saj. Këtë lajm e raporton “BBC”, duke cituar një zëdhënësi i ekipit kampion botëror në Formula 1. Vetë FIA kishte pranuar një ditë më parë se një skuadër arrinte të modifikonte pjesën e dyshemesë së makinës kur ato ishin të mbyllura, duke shkelur rregulloren e garës, por pa përmendur emër.

“Pajisja ekziston, por nuk është e aksesueshme në momentin që makina montohet dhe është gati për të shkuar në pistë“, janë fjalët që i atribuohen Red Bull.

Në thelb, pajisja është një amortizues, që mund të ndryshojë lartësinë e shasisë së makinës nga toka, kur ajo është në “parc fermé” (parku i mbyllur).

Një sistem në kufijtë e rregullores pasi është e vërtetë që FIA lejon përdorimin e një “T-Tray” me rregullim të ndryshueshëm, por për aq kohë sa nuk përdoret në regjimin “parc fermé” (kur makinat janë të mbyllura në garazh). Është gjithashtu e vërtetë që përdorimi i një amortizuesi të rregullueshëm midis kualifikimeve dhe garave do të lejonte përdorimin e strukturës ideale në varësi të sasisë së karburantit të ngarkuar, duke krijuar polemika midis kundërshtarëve.

“Në komunikime të shumta me FIA-n doli ekzistenca e këtij sistemi, kështu që ne kemi rënë dakord për një plan se si të vazhdojmë”, është fjalia tjetër që i atribuohet zëdhënësit të Red Bull.

Prandaj, Federata do të kishte kërkuar ndryshime për të parandaluar polemika në funksion të nxitimit të fundit të kampionatit.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 22:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?