Tifozët kosovar befasojnë Muriqin, vijnë nga Prizreni në Majorka

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 20:10

Tifozët kosovar befasojnë Muriqin, vijnë nga Prizreni në Majorka

Vedat Muriqi është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme nga lëndimi për skuadrën e tij Majorka. Sulmuesi kosovar ka shënuar gol në fitoren që skuadra e tij mori 1-0 ndaj Rajo Valejkanos. Sigurisht që Muriqi është një nga futbollistët më të dashur në klubin spanjoll, por edhe ndër më të dashurit te kombëtarja e Kosovës.

Sulmuesi kosovar ka marrë një befasi mjaftë të mirë të dielën në mesditë, ku dy tifozë kosovar kanë zbarkuar në Majorka për ta përkrahur nga afër. Shtetasit kosovarë kishin shpalosur një pankartë në stadium ku tregonin se vijnë nga Prizreni dhe kanë bërë 6.000 km për ta parë nga afër Muriqin.

Reprezentuesi kosovar pas ndeshjes ka shkuar duke i dhuruar fanellën, derisa Majorka ka publikuar pamjet nga takimi i sulmuesit me tifozët kosovarë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 20:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.