Vendi i parë në Festivalin ”Lojëra Popullore Fest” shkoi për ”Jahi Hasanin” nga Çegrani i Gostivarit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 20:47

Vendi i parë në Festivalin ”Lojëra Popullore Fest” shkoi për ”Jahi Hasanin” nga Çegrani i Gostivarit

Në sheshin para Bashkisë Shkodër të shtunën u organizua edicioni i 17-të me radhë i Festivalit “Lojëra Popullore Fest”, një aktivitet rinor social-kulturor që pasuroi jetën e të rinjve përmes traditave kombëtare me këngë, valle dhe lojëra popullore, njofton Portalb.mk.

Ky event i organizuar nga “The Door”, më mbështetjen e Bashkisë Shkodër, solli në këtë edicion trupa artistike nga Kosova, Maqedonia, dhe Mali i Zi, si dhe nga Tirana dhe Shkodra, duke përfshirë Shkollën Luce Agraja nga Dajci, Qendrën Kulturore të Fëmijëve Kujtim Alia, Shkollën Speciale 3 Dhjetori dhe Kopshtin Bep Tusha.

Në këtë festival, pjesëmarrësit e dhjetë trupave, me këngë, valle, lojëra popullore dhe me kostumet tradicionale përcollën një atmosferë të veçantë.

Gjithashtu në këtë aktivitet u ndanë edhe çmime, ku me vendin e parë u vlerësua SHKA “Jahi Hasani” nga Çegrani (Gostivar, Maqedonia e Veriut), të cilit i’u dha kupa e festivalit nga Bekim Mema, drejtori i zyrës së Zhvillimit në Bashkinë Shkodër.

Zani Memedi, kryetar i SHKA “Jahi Hasani”për Portalb.mk tha se ishte kënaqësi dhe gëzim i madh edhe për anëtarët e shoqërisë, sepse pas shtatë vitesh ata arritën që ta kurorëzojnë me një sukses kaq të madh.

Memedi theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje që siç tha, aty gërshetohen jo vetëm kulturat por edhe moshat edhe shtresat e ndryshme sociale, siç janë, fëmijët, të rriturit, gjithashtu edhe fëmijët me nevoja të veçanta e kështu me radhë.

“Ne këtë vit arritëm që të marrim Kupën e Festivalit “Lojëra popullore Fest”, dhe normal që është një kënaqësi dhe një gëzim i madh edhe për anëtarët e Shoqatës Kulturore, sepse pas shtatë vitesh ne arrimë që të kurorëzojmë me një sukses shumë të madh. Është çmimi i parë që marrim këtë vite, në një event ndërkombëtar dhe kuptohet që merita më madhe u takon artistëve që kanë arritur, ta marrin këtë kupë me meritë. Me gjithë atë program të larmishëm që u prezantuan, lanë mbresa të fuqishme jo vetëm te publiku i Shkodrës por edhe te komisioni apo juria që ishte e veçantë, e përzgjedhur nga organizatori”, tha Memedi.

Ai shtoi se nuk ka gjë më të mirë se të garosh përmes kulturës, Memedi thotë se ky ishte edhe mesazhi që përçon ky festival, paqe dhe dashuri.

Me vendin e dytë u vlerësua Minatori i ri nga Kishnica (Kosovë) dhe me vendin e tretë Ansambli folklorik “Ana Morava” nga Vitia (Kosovë).

Me organizimin e këtij aktiviteti u shpalos fuqishëm mesazhi i përfshirjes sociale, pasurimi i jetës dhe rëndësia e angazhimit të rinisë në aktivitete të trashëgimisë kulturore.

Trofeu i Festivalit "Lojra Popullore Fest" SHKA "Jahi Hasani" , nga drejtoria e Shoqëris "Jahi Hasani"
Trofeu i Festivalit “Lojra Popullore Fest” SHKA “Jahi Hasani” , nga drejtoria e Shoqëris “Jahi Hasani”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 20:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.