Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shumë janë të interesuar për dy lloje të kredive

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 20:59

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shumë janë të interesuar për dy lloje të kredive

Rritja vjetore e totalit të depozitave në shtator arrin 8.8 për qind, që vjen si pasojë e rritjes së depozitave të të dy sektorëve me një kontribut më të theksuar të sektorit të amvisërisë. Kreditë e përgjithshme, nga ana tjetër, në bazë vjetore janë rritur për 7,5 përqind nën ndikimin e rritjes së kreditimit për të dy sektorët, me një kontribut pak më të theksuar të sektorit të amvisërive, bën të ditur Banka Popullore, raporton MIA.

Kreditë e përgjithshme, në shtator shënuan rritje mujore prej 0,4 për qind e cila ka të bëjë me rritjen e kreditimit për sektorin “amvisëri”. Në bazë vjetore, totali i kredisë u rrit me 7,5 për qind nën ndikimin e rritjes së kreditimit për të dy sektorët, me një kontribut pak më të theksuar të sektorit “amvisëri”.

Kreditë për sektorin e korporatave, në muajin shtator shënuan rënie minimale mujore prej 0,1 për qind që është rezultat i rënies së kreditimit në valutë, ndërsa kreditë në denarë shënuan rritje. Krahasuar në bazë vjetore, kreditë për sektorin e korporatave shënuan rritje prej 7,5 për qind që rezulton nga rritja e kreditimit në denarë, ndërsa kreditë në valutë shënuan rënie.

Kredia për amvisëri, në muajin shtator është më e lartë për 0,8 për qind dhe 7,7% për qind në bazë mujore dhe vjetore. Rritja në të dyja bazat është rezultat i rritjes së kredive në denarë dhe në valutë, me një kontribut më të madh të kredive në denarë.

Analizuar sipas qëllimit të kredive të dhëna për personat fizik, në muajin shtator, te kategoritë më të përfaqësuara – kreditë konsumatore dhe kreditë për banim shënuan rritje mujore prej 0,6% për qind dhe 1,0 për qind, përkatësisht rritje vjetore prej 6,7 për qind dhe 11,0 për qind. Këtë muaj, kreditë për automobila janë ulur për 0,6 për qind në bazë mujore, ndërsa në bazë vjetore janë rritur me 13,5 për qind. Kreditë e miratuara për kartat kreditore shënuan rënie mujore dhe vjetore përkatësisht me 0,8 për qind dhe 9,0% për qind në muajin shtator.

Ndryshe, “kreditë e gjelbra” kanë shënuar rritje për 26 përqind në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa në krahasim me vitin 2019 ka rritje gati trefishe.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 20:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.