Maqedonia, gjithnjë e më pak e lirë ekonomikisht

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 22:39

Maqedonia, gjithnjë e më pak e lirë ekonomikisht

Maqedonia është renditur e 77 –ta në botë, me një indeks prej 6.74, sipas vlerësimit të bërë në pesë fushat kryesore, Madhësia e qeverisë (6.85 pikë), Sistemi ligjor dhe të drejtat e pronësisë (4.73), Stabiliteti monetar (6.77), Lira e tregtisë (7.72) dhe Zbatimi i rregullave (7.62). Ky vlerësim e radhit nga fundi në rajon, duke lënë pas vetëm Serbinë. Po ashtu kjo renditje tregon një rënie nga vendi i 65-të që ishte vitin e kaluar

Më keq se Uganda dhe më mirë se Katari dhe Serbia. Kryesisht për shkak të sistemit ligjor dhe të drejtat e pronësisë, ashtu si edhe mungesën e stabilitetit monetar, janë dy prej pikave më të nxehta për Maqedoninë e Veriut që kanë sjellë humbjen e lirisë ekonomike të shtetasve të saj. Indeksi i lirisë ekonomike e rendit Maqedoninë e Veriut të fundit nga vendet e rajonit, që do të thotë se politikat dhe institucionet i kufizojnë njerëzit të bëjnë zgjedhjet e tyre ekonomike.

Raporti “Liria ekonomike në botë 2024” është publikuar nga instituti Fraser dhe bazohet 45 pika të dhënash të organizuara në pesë zona. Maqedonia është renditur e 77 –ta në botë, me një indeks prej 6.74, sipas vlerësimit të bërë në pesë fushat kryesore, Madhësia e qeverisë (6.85 pikë), Sistemi ligjor dhe të drejtat e pronësisë (4.73), Stabiliteti monetar (6.77), Lira e tregtisë (7.72) dhe Zbatimi i rregullave (7.62). Po ashtu kjo renditje tregon një rënie nga vendi i 65-të që ishte vitin e kaluar. Sa i takon rajonit, më mirë renditet Shqipëria (në vendin e 34), duke lënë pas edhe Kroacinë (në vendin e 75), Bullgarinë (46), por edhe Greqinë.

Liria ekonomike sipas raportit është shkalla në të cilën individët lejohen të marrin vendimet e tyre ekonomike për atë që të blejnë, ku të punojnë dhe nëse do të fillojnë një biznes, që knsiderohen si thelbësore për mirëqenien. Liria ekonomike mat hapjen ndaj tregtisë, taksat dhe barrën rregullatore, shpenzimet qeveritare dhe qëndrueshmërinë e parave të një vendi.

Dhjetë vendet me pikët më të larta janë Hong Kongu, Singapori, Zvicra, Zelanda e Re, Shtetet e Bashkuara, Danimarka, Irlanda, Kanadaja, Australia dhe Luksemburgu. Dhjetë vendet me lirinë më të ulët janë Jemeni (156), Libia (157), Irani (158), Argjentina (159), Myanmar (160), Algjeria (161), Siria (162), Sudani (163) , Zimbabve (164) dhe Venezuela (165).

Instituti “Fraser” kryen studime botërore nga viti 1996, në bashkëpunim me Rrjetin e Lirisë Ekonomike, një rrjet institutesh edukative dhe kërkimore me aktivitet ne 100 vende te ndryshme. Rezultatet e studimit bazohen në ushtrimin e politikës ne 5 aspekte bazë: Përmasat e vendit, drejtësia vendore, lehtësia në transaksionet me monedhën e fuqishme, liria në tregun ndërkombëtar, funksionimi bankar pro investitorit, marrëveshjet dhe sistemi funksional i bankave, biznesit dhe trajtimi i punëtorëve. (koha.mk)

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 22:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.