Mediat bullgare: Këshilltari i Siljanovskës, Zhidas Daskalovski ka nënshtetësi bullgare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:21

Mediat bullgare: Këshilltari i Siljanovskës, Zhidas Daskalovski ka nënshtetësi bullgare

Kundërshtari i hapur i përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, Zhidas Daskalovski, është shtetas i Bullgarisë për më shumë se 20 vjet, njofton “BGNES”.

Daskalovski është këshilltar për politikën e jashtme të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova. Ai ka marrë nënshtetësinë bullgare me origjinë bullgare në vitin 2003, ndërsa e ka rinovuar pasaportën në vitin 2022.

Në dekadën e fundit, profesori maqedonas përdori përkufizime të ndryshme për Bullgarinë nga “vëllai i madh” në “pushtues”. Para nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim (2017), Daskalovski fliste për bullgarët “thikë në shpinë për Maqedoninë”, kërcënime për veto etj. Ai sot mbron idenë e kryeministrit Hristijan Mickoski për të ashtuquajturat “ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar”.

“Nuk ka asgjë të keqe në kushtetutë që të ketë bullgarë, malazezë, kroatë, por le ta bëjmë në atë mënyrë që të mos gënjejmë, siç bëmë me Greqinë, kur qeveria e Zoran Zaev nënshkroi një marrëveshje që duhej të hapi dyert, por nuk i hapi. Sipas kësaj logjike, të jemi të kujdesshëm, të bëjmë hyrjen me të ashtuquajturin veprim të vonuar”, thotë Daskalovski.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.