Bojkoti i mësimit në Moranë hynë në javën e tretë, Janevska nuk i jep dritë jeshile mëvetësimit të shkollës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:33

Bojkoti i mësimit në Moranë hynë në javën e tretë, Janevska nuk i jep dritë jeshile mëvetësimit të shkollës

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska nuk I dha dritë jeshile mëvetësimit të shkollës periferike “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të Komunës së Studeni¬çanit e cila tashmë ka hyrë në javën e tretë të bojkotit. Sipas Janevskës, kërkesa për ndarjen e objektit nga shkolla qendrore nuk mban dhe nuk ka asnjë arsye për t’u plotësuar. Madje, Janevska apeloi që nxënësit sa më shpejtë të kthehen në mësim.

“Mua më vjen shumë keq që si ministre dhe ministri nuk mund t’ua plotësojmë kërkesën sepse ne vlerësuam se nuk mban kjo kërkesë. Unë kërkoj ndjesë por vlerësimi është se kërkesa për krijimin e një shkolle të re është “de facto” kërkesë për udhëheqës të ri që nuk është pjesë e procesit mësimor. Nëse ka numër të mjaftueshëm të nxënësve në ndonjë shkollë periferike nuk e kuptojmë pse duhet të ndahet nga shkolla qendrore. Ajo shkollë qendrore ka udhëheqës që mban llogari edhe për shkollat periferike, mëvetësimi në këtë moment nuk ka asnjë arsye”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Në shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të Komunës së Studeniçanit prej 7 Tetor ka nisur bojkotimi i mësimit. Sipas këshillit iniciues, mësimi bojkotohet për shkak se nuk lejohet mëvetësimi i shkollës e cila për momentin figuron si shkollë periferike e shkollës qendrore të fshatit Studeniçan. Banorët e fshatit Moranë të revoltuar thanë për Alsat se kërkesa për ndarjen e shkollës ka nisur që në vitin 2014 dhe e njëjta i plotëson të gjitha kushtet për të funksionuar si shkollë më vete. Gjithashtu, banorët thanë se ndër shkaqet kryesore të mëvetësimit të shkollës është mos investimi në këtë objekt nga ana e komunës. Sipas banorëve, përveç sallës së sportit, çdo investim tjetër në këtë shkollë është bërë me financim të banorëve. Nga Komuna e Studeniçanit apeluan banorët për ndërprerje të bojkotit për shkak se është në dëm të nxënësve. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.