Taravari: Temperaturat e ulëta e pengojnë BDI-në që të protestojë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:54

Taravari: Temperaturat e ulëta e pengojnë BDI-në që të protestojë

Pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimi Demokratik për Integrim, të hënën në Tetovë, nga ku dolen me disa konkluzione, ka reagur sot njëri nga krerët e VLEN-it dhe njiherit edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai ka ironizuar me paralajmërimet e BDI-së se mund të organizojnë protesta, duke thënë, se tani më, temperaturat e ulëta i pengojnë ata që t’i mbajnë ato protesta.

ARBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDETËSISË

Ne jemi vazhdimisht në terren, BDI-së përsëri i preferoj që së pari të nisentë reformohen pastaj të adaptohen, tash mendoj se temperaturat e ulëta i pengojnë që të bëjnë protesta, le të takohen me qytetarët, bile është dashur që moti të takohen me qytetarët tani e kanë pak si vonë, por pavarësisht asaj, ajo është strategji partiake, le ta vazhdojnë ju uroj shumë suksese”.

Kujtojmë së në mbledhjen e mbajtur në Tetov nga BDI, e cila është thirrur nga kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, është vendosur që nga e mërkurja, të nisin takimet e rregullta me qytetarët. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se këto takime të degëve të BDI-së do të nisin nga Komuna e Likovës dhe më pas në ditët në vijim, të njejtat vazhdojnë në komunën e Sarajit. Ndërkaq, sa i përket protestave , Ademi tha se protestat janë pjesë e agjendës së Bashkimit Demokratik për Integrim, por ende nuk janë të shqyrtuar në organet partiake se kur dhe si do të mbahen të njëjtat.

/SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.