Juventusi e konsideron si prurje e duhur, ndan 35 mln euro për kartonin e portugezit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:37

Juventusi e konsideron si prurje e duhur, ndan 35 mln euro për kartonin e portugezit

Një fillim i shkëlqyeshëm i sezonit nga Francisko Konseisao me fanellën e Juventusit duket se ka bindur klubin bardhezi që të investojë tek anësori portugez.

21-vjeçari, djali i Serxhio Konseisao, ka ardhur në formë huazimi nga Porto, deri në fund të sezonit. Detajet me klubin portugez do të përcaktohen së shpejti.

Gjithsesi, lojtari do të kushtojë rreth 30-35 milionë euro për Juventus, që synon të blejë 100% kartonin e tij. Aktualisht klubi italian ka paguar 7 për huazimin vjetor.

Konseisao është aktivizuar në total vetëm në 4 ndeshje këtë sezon (3 në Serie A) dhe ka realizuar 2 gola (1 në kampionat). Kaq ka mjaftuar që ai të konsiderohet si një përforcim i rëndësishëm për të ardhmen.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.