Enrike: Formati më konkurrues, tani duhen më shumë pike për kualifikim

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:38

Enrike: Formati më konkurrues, tani duhen më shumë pike për kualifikim

PSZH do të luajë në mbrëmje ndaj PSV në Ligën e Kampionëve, një ndeshje delikate për kampionët e Francës.

“Jam i kënaqur me atë që kam parë që nga fillimi i sezonit. Sot është e vështirë të vlerësosh nivelin, pasi shumë gjëra ndryshojnë nga ndeshjet në shtëpi në ato jashtë. PSV është një kundërshtar i nivelit shumë të lartë, pasi po dominojnë kampionatin e tyre me shifra të pabesueshme dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, u shpreh më tej trajneri spanjoll.

“Jemi në formë dhe i kam të gjithë lojtarët në dispozicion. Të gjithë mund të luajnë si titullarë. Hakimi? Mendoj se sot është përmirësuar në mbrojtje, është më efektiv, por gjithmonë ka qenë lojtar i nivelit më të lartë e shoh atë si më të pjekur”, tha Enrike.

Duke folur për Ligën e Kampionëve dhe objektivat në Europë, ai potencoi se tani është garam ë konkurruese.

“Çdo ndeshje është thelbësore në këtë format të ri të Champions. Të gjitha ekipet duan të fitojmë pikë. Ky është një kompeticion shumë konkurrues, i vështirë. Ne luajmë në shtëpi dhe duam të marrim një rezultat pozitiv”.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.