Nikolloski: Planifikojmë ta rrisim pozitën konkurruese të Korridorit 10 dhe ta kthejmë rëndësinë e rajonit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:40

Nikolloski: Planifikojmë ta rrisim pozitën konkurruese të Korridorit 10 dhe ta kthejmë rëndësinë e rajonit

Kemi agjendë ambicioze për zhvillim të infrastrukturës hekurudhore dhe përmes këtyre projekteve planifikojmë të rrisim pozitën konkurruese të Korridorit 10 dhe të kthejmë rëndësinë e rajonit, ku e meriton në transportin evropian të mallrave dhe udhëtarëve, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në takimin dypalësh në Selanik me Hristos Stakuras, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë.

Siç informojnë nga Ministria e Transportit, Nikolloski ka theksuar se Qeveria është e përkushtuar fuqishëm në projektin për ndërtimin e hekurudhës së re të shpejtë në Korridorin 10, me të cilën do të përshpejtojë transportin e mallrave dhe shërbimeve nga portet e Greqisë drejt Evropës qendrore dhe anasjelltas.

“Ky projekt, i cili ka rëndësi rajonale, është me interes të madh për të gjitha shtetet dhe prandaj paraqitet nevoja që bashkërisht t’i qasemi realizimit të tij në mënyrë që të gjitha vendet dhe ekonomitë e tyre të përfitojnë nga hekurudha e shpejtë”, tha ministri Nikoloski.

Të dy ministrat kanë shprehur kënaqësi të madhe për këtë takim të parë bilateral, me konstatimin se dy vendet kanë një fushë të gjerë bashkëpunimi dhe se në periudhën në vijim një bashkëpunim i tillë do të intensifikohet me qëllim të zhvillimit ekonomik të rajonit përmes projekteve të përbashkëta.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.