Tetori i  “revolucioneve”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:58

Tetori i  “revolucioneve”

Nga Artur Ajazi

Gjithmonë kështu ka qenë Tetori. Muaj i ndryshimeve, i datave dhe ditëve të shënuara, muaji i ndryshimeve historike dhe ngjarjeve të papritura. Tetori i sivjetshëm, ka ardhur me plot  ngjarje të bujshme. Ishte parashikuar në fakt nga shumë analistë apo dhe politikanë, se “në Tetor do të kemi ngjarje të mëdha”. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Arrestime, aktakuza, vendime gjyqsore nga GjKKO-ja, fletë-thirrje  për në SPAK, dhe shumë ndodhi të tjera që pritet të ndodhin gjithë muajin Tetor.

Duket sikur Tetori, gjithmonë paracaktohet të jetë muaji i ndryshimeve, përmbysjeve, ngjarjeve që përcaktojnë fatin e shteteve dhe personaliteteve. Në Shqipëri, muaji Tetor i sivjetshëm do të mbahet mënd gjatë. U dërgua në GJKKO Sali Berisha. U arrestua demonstrativisht ish-presidenti Ilir Meta, u arrestua deputeti i PS-së nën akuzë për “korrupsion, dhe lidhje me rrjet kriminal”, Shqipëria hapi kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Europian, apo dhe se drejtësia e re në rrugëtimin e saj pa kthim, ka prerë shpresën e “të paprekshmëve”, duke  paralajmëruar arrestime të reja, të bujshme. Kështu ka qenë gjithmonë Tetori në shekuj.

Në fund të  muajit  Tetor, Ismail Qemali vendosi të nisej drejt disa kancelarive  europiane, për ti njoftuar ata  publikisht se “do të shpallte Pavarësinë e Shqipërisë, duke u shkëputur përfundimisht nga Turqia”. Në Tetor kanë nisur revolucionet në Rusi, Bullgari, apo dhe Greqi. Por të ndalemi tek Shqipëria  jonë. E kishin pritur me padurim shqiptarët, momentin kur drejtësia do të ishte dinjitoze, dhe do të shkonte deri lart, për të prangosur ata, që deri dje ishin në “piramidën” e shtetit, dhe për 34 vjet bënë “rrush e kumbulla” pasurinë e këtij vendi. Shqiptarët  jetuan për afro 3 dekada e ca, me brenga, me halle dhe probleme, me mërzitje dhe sherre madje mes tyre, për të marrë pronën e gjyshërve  dhe stërgjyshërve, të cilën drejtësia e vjetër, ja kishte dhënë ose të fortëve, kriminelëve, ose pushtetarëve.

U bënë milionerë në euro dhe dollarë, ata që erdhën para 1990 në Tiranë, me çorape nejloni dhe valixhe druri, dhe që sot nuk e dinë, ku i kanë pronat dhe milionat. Për 90 per qind të shqiptarëve, Tetori do të  mbetet  muaj “ i bekuar”, pasi ka realizuar dëshirën e kahershme të tyre, ndëshkimin me ligj dhe drejtësi, të pushtetarëve “të paprekshëm” deri sot. Amerikanët  e mbajtën fjalën. Premtuan  shqiptarëve “drejtësi të barabartë ”, themeluan drejtësinë e re, dhe tani fjala i mbetet atyre që janë në krye të saj.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.