SHBA dhe aleatët, shumë pranë finalizimit të huasë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 22:47

SHBA dhe aleatët, shumë pranë finalizimit të huasë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën

Sekretarja amerikane Thesarit Janet Yellen tha të martën se vendet e G7-s dhe aleatët e Bashkimit Evropian janë “shumë pranë” finalizimit të një huaje prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, ku kontributi amerikan llogaritet në rreth 20 miliardë dollarë.

Ajo theksoi se kontributi amerikan do të paguhet nga të ardhurat që sigurohen nga pronat ruse, dhe jo nga taksapaguesit amerikanë.

Zonja Yellen tha në një konferencë shtypi në fillim të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore se ajo ka një shkallë të lartë besimi se pronat e ngrira ruse, kryesisht të konfiskuara në Evropë, do të mbeten të tilla, pavarësisht nevojës së vazhdueshme për rinovimin e këtij vendimi nga BE-ja, çdo gjashtë muaj.

Ne jemi shumë afër finalizimit të pjesës që i takon Amerikës në këtë pakete kredie prej 50 miliardë dollarësh“, tha zonja Yellen kur u pyet për negociatat përfundimtare mbi kredinë që synohet të shkojë në Ukrainë deri në fund të këtij viti.

Kandidati republikan për President Donald Trump është zotuar se do ta nxjerrë vendin nga lufta Rusi-Ukrainë, duke nënvizuar planet e aleatëve të G7-s për të finalizuar çështjen e kredisë përpara zgjedhjeve amerikane të 5 nëntorit.

Ligjvënësit e BE-së miratuan më herët të martën planin e bllokut për të përdorur pronat e ngrira ruse për një kredi deri në 38 miliardë dollarë.

Zonja Yellen tha se SHBA-të janë të përgatitura të kontribuojnë rreth 20 miliardë dollarë në formë kredie dhe se në këtë proces “nuk ka mbetur asgjë e rëndësishme për të cilën duhet të diskutohet”, siç tha ajo.

SHBA-të i kishin bërë presion BE-së për garanci më të forta se fondet, do të mbeten të ngrira për një periudhë të gjatë, edhe nëse do të kishte një armëpushim që do t’i japë fund luftimeve në Ukrainë. Kjo do të zvogëlonte rrezikun që taksapaguesit amerikanë të jenë përgjegjës për shlyerjen e kredisë.

Zonja Yellen tha se SHBA-të ishin të përgatitura të pranonin që BE-ja t’i mbajë të ngrira pronat për një kohë të gjatë, veçanërisht duke pasur parasysh rrjedhën aktuale të luftës.

Mendoj se këto garanci ekzistojnë. Ndjehemi mirë që kjo është një kredi e sigurt që do të paguhet nga pronat ruse, nga Rusia dhe jo nga taksapaguesit amerikanë“, tha zonja ajo.

Zonja Yellen tha se javën e ardhshme Shtetet e Bashkuara do të bëjnë publike sanksione të reja të forta që synojnë frenimin e makinerisë ruse të luftës në Ukrainë, përfshirë “ndërmjetësit në vendet e treta që po furnizojnë Rusinë me pajisje kritike për ushtrinë e saj”.

Ajo nuk pranoi të thotë konkretisht se cilët prej tyre do të jenë objekt i sanksioneve, kur u pyet nëse masat amerikane do të përfshijnë edhe sanksione dytësore kundër institucioneve financiare.

Një urdhër ekzekutiv presidencial i vitit të kaluar që siguroi mundësi për t’u bllokuar bankave qasjen tek dollari, nëse ato lehtësojnë transaksionet me entitetet e sanksionuara ruse, ka pasur tashmë një efekt të rëndësishëm në frenimin e një aktiviteti të tillë, tha zonja Yellen.

“Pra, veprimet e mëtejshme të kësaj natyre mbeten gjithashtu nën radarët tanë”, shtoi ajo./ VOA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 22:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.