“Abrogimi i drejtorëve ekonomik i ka kursyer shtetit mbi 250 mijë euro”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 19:18

“Abrogimi i drejtorëve ekonomik i ka kursyer shtetit mbi 250 mijë euro”

Shkarkimi i drejtorëve ekonomikë nëpër klinikat shëndetësore i ka kursyer Ministrisë së Shëndetësisë mbi 250 mijë euro për tre muaj. I pari i këtij dikasteri, Arben Taravari, tha se së shpejti mund të ketë tre deri në pesë drejtorë në bordin drejtues të Qendrës Klinike por pa dhënë më shumë detaje për rolin dhe profilin e tyre. Veç pagave, drejtorët ekonomik kanë pasur edhe harxhime shtesë, të cilat i kanë kushtuar shumë Ministrisë së Shëndetësisë, duke përfshirë reprezentacionet e tyre dhe harxhime të tjera.

“Përllogaritje nuk kemi bërë, por pa dyshim që është kursyer. Ke pasur 40 drejtorë ekstra të cilët kanë marrë rrogë përafërsisht 2000 euro, imagjinoni plus harxhimet tjera që i kanë pasur. Kështu që ky është proces i cili ka nisur tash i hoqëm drejtorët dhe tash shkojmë drejtë integrimit të Qendrës Klinike dhe këtu që shihni kishte 64 drejtorë tash ka 32 drejtorë, dhe së shpejti do të ketë 3 ose 5 në bordin drejtues të Qendrës klinike”, deklaroi Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.

Taravari thotë se në klinikë nuk vërehet mungesa e drejtorëve ekonomik, pasi procesi i punës vazhdon njëjtë, por sipas tij kursehen më shumë para të cilat tani e tutje do të destinohen për ilaçe, aparate dhe kushtet e klinikës.

“Është një farë kursimi që mund të blini ilaçe apo të investoni diku në ndonjë repart, nuk është sasi e vogël e parave. A e keni vërejtur mungesën e drejtorëve ekonomik? Aspak, përkundrazi mendoj se klinika shumë më mirë funksionon”, tha Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.

Më 14 gusht Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore me të cilat u abroguan pozitat e drejtorëve ekonomik nëpër spitalet shtetërore. Ndryshimet shfuqizuan mbi 40 pozita nëpër të gjitha institucionet shtetërore-shëndetësore që në fakt përfshinin rreth 1.000 të punësuar. Kjo sipas arsyetimit që Qeveria i dha Kuvendit gjatë miratimit të ligjit, do të kursen mbi 2 milion euro para nga buxheti i shtetit. Keqpërdorimet më të mëdha nëpër klinika ishin bërë përmes drejtorëve ekonomik. Shumica prej tyre rrisnin koeficientët për pozitat e tyre me qëllim që të marrin paga më të majme. Njëri prej tyre kishte rritur pagën jashtë kontratës kolektive për 400 mijë denarë në periudhë prej një viti, ndërsa njëri prej drejtorëve ekonomik ka avancuar vetën në pozitë në kundërshtim me ligjin. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.