Presidentja falë persona me dosje të rëndë kriminale, të dënuar për drogë dhe armatim

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 19:34

Presidentja falë persona me dosje të rëndë kriminale, të dënuar për drogë dhe armatim

Festës së 23 Tetorit, nuk iu gëzua vetëm poeti Sllave Dimoski i cili sot u nderua për arritje në fushën e shkencës, kulturës dhe trashëgimisë, por edhe 10 persona të dënuar të cilët, presidentja Gordana Siljanovska Davkova i ka falur. Për nder të Ditës së Themelimit të Organizatës Revolucionare në Selanik, më 23 tetor të vitit 1893, presidentja është treguar e mëshirshme me Shenoll Masllanin, i cili para pesë vitesh u arrestua për drogë, sulm ndaj një policit dhe armatim. Sipas vendimit, Masllanit i kompensohen gjashtë muaj burg, me 6 muaj dënim me kusht.

1 vjet e 3 muaj burg i janë zëvendësuar me burg me kusht edhe Akif Ravmanovski nga Haraçina, i cili është pjesë e grupit kriminal “Baron”, ndërkaq ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje. Ravmanovski, ndonëse kishte qenë në burg, para më shumë se një jave u përfshi në incident të armatosur ku mbeti i plagosur një 35-vjeçar. Sipas Policisë, ai kishte pasur leje për të punuar gjatë ditës, ndërkaq në mbrëmje të kthehej në burg për vuajtje dënimi.

Plotësisht është falur edhe personi Nikolla Tripçevski, i cili do të duhej të kishte vuajtur dënim me burg deri në 1 vit.

Faljes së pjesshme do t’i gëzohen gjithsej 7 persona.

Emër më i njohur në listë është ish kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, i cili u dënua me shtatë vite burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lëndën e ish Prokurorisë Speciale “Transportuesi”. Me vendimin për falje, Talevskit i është ulur dënimi për një vit, ndërkaq pasi tre vite i ka kaluar në paraburgim shtëpiak, do t’i mbeten edhe katër vite të tjera.

Nga 3 muaj burg Siljanovska ua ka falur Millço Efremovit, i dënuar për rastin “Spiuni” dhe personave Todor Popov, Tomisllav Simonov, Pero Kuzmanovski dhe Zhivko Delixhakov.

2 muaj, do t’i falen edhe personit Muarem Ali.

Sipas Ligjit për Falje, procedura për falje fillon me lutje të parashtruar nga i dënuar ose avokati i tij. Për lutjen, vlerësim duhet të japë burgu ku i dënuari e vuan dënimin, ndërsa në Ministrinë e Drejtësisë formohet komision për falje. Propozimin, komisioni e dërgon deri te komisioni për falje i presidentit, ndërsa më pas vendimin përfundimtar e merr ekskluzivisht presidenti.  /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.