Profesionet që paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 19:39

Profesionet që paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare mujore neto është 41 097 denarë, ndërsa ajo bruto 61 806 denarë, por të gjithë sektorët nuk e kanë rrogën e njëjtë mesatare, transmeton Portalb.mk.

Rrogë më të madhe neto mujore kemi te reparti për programim kompjuterik, konsultim dhe veprimtari tjera (96 574 denarë), hulumtim dhe zhvillim shkencor (62 421) dhe veprimtaritë të tjera profesionale, shkencore dhe teknike (61 453).

Në këtë periudhë, rrogë më të vogël mujore neto ka pasur në veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit (22 231 denarë), peshkimi dhe akuakultura (26 469) dhe shërbimi lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave dhe veprimtari për rregullimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit jetësor dhe natyrën (26 433).

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht u regjistrua rritje e rrogës mesatare për 12.9 përqind në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, ashtu që rroga mesatare mujore neto në gusht të këtij viti ishte 41 097 denarë.

Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) më 12 tetor ka arritur marrëveshje që të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm të kenë rritje të rrogës për 5 përqind te rroga e muajit tetor.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.